Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

FDA miraton trajtimin e parë për përdorim kundër COVID-19 tek fëmijët

Lajme 27/04/2022
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Administrata e Ushqimit dhe Barnave (FDA) në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, miratoi të martën remdesivirin antiviral si trajtimin e parë për COVID-19 për fëmijët e vegjël.

Bari deri më tani ishte i disponueshëm vetëm për këtë grupmoshë sipas një urdhri të veçantë të autorizimit të përdorimit emergjent të FDA-së përcjell Gazeta Shneta.

Tani, mjekët që trajtojnë fëmijët nën 12 vjeç, të cilët janë shtruar në spital ose janë në shtëpi me COVID të butë deri në mesatar, por me rrezik të lartë për COVID të rëndë, mund të përshkruajnë lehtësisht Veklury (Remdesivir) për pacientët e tyre të vegjël.

Remdesivir tashmë ishte miratuar plotësisht për të trajtuar personat 12 vjeç e sipër.

“Meqenëse COVID-19 mund të shkaktojë sëmundje të rënda te fëmijët, disa prej të cilëve aktualisht nuk kanë një opsion vaksinimi, vazhdon të ekzistojë nevoja për opsione të sigurta dhe efektive të trajtimit të COVID-19 për këtë popullatë,” tha Dr. Patrizia Cavazzoni, drejtore e Qendrës së FDA-së për Vlerësimin dhe Kërkimin e Barnave, në një njoftim për lajmet e agjencisë.

Për të mësuar më shumë rreth komplikimeve të shtatzënisë KLIKO KËTU.

“Aprovimi i sotëm i terapisë së parë për COVID-19 për këtë popullatë tregon përkushtimin e agjencisë për këtë nevojë.”

Në një njoftim për lajmet nga prodhuesi i barnave Gilead Sciences, një mjeke e sëmundjeve infektive pediatrike e mirëpriti lajmin.

“Ky miratim do të thotë se remdesivir mund të ofrojë potencialisht përmirësim klinik domethënës, duke reduktuar përparimin e sëmundjes dhe duke i ndihmuar fëmijët të shërohen nga COVID-19 më shpejt,” tha Dr. Amina Ahmed.

Miratimi u bazua në rezultatet nga një provë klinike e fazës -III- për të rriturit, njoftoi FDA, duke vënë në dukje se kursi i sëmundjes është i ngjashëm si tek pacientët e rritur ashtu edhe tek ata pediatrikë.

Mes tjerash, gjithashtu mbështetet nga një studim klinik i fazës 2/3 me 53 pacientë pediatrikë, raportoi FDA. /Gazeta Shneta/

Artikulli paraprakStresi në shtatzëni, efektet anësore në sëmundje të zemrës dhe plakjes së përshpejtuar në pasardhës
Artikulli i rradhës Urthi gjatë shtatzënisë: Zbut flakën e lukthit përmes këtyre hapave të sigurt sipas ekspertëve

Ju sugjerojmë

Foshnja vdiq nga uria, prindërit gjermanë dënohen me burgim të përjetshëm

21/07/2026 Lajme

Tre të vdekur nga hantavirusi në Venezuelë

21/07/2026 Lajme

IQK ndalon punimet në 16 vendpunishte për shkelje ligjore që rrezikojnë punëtorët

21/07/2026 Lajme

IHMK lëshon paralajmërim, stuhi të fuqishme priten të mërkurën në gjithë Kosovën

21/07/2026 Lajme

Mjekët mbeten pa fjalë: Gruaja 34-vjeçe në Australi sjell në jetë katër vajza identike

21/07/2026 Këshilla për shtatzëna

Tragjedi nga përkeqësimi i kushteve atmosferike, vdes 61-vjeçari në Pozheran të Vitisë

21/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.