Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Imeri thotë se po pengohet mbajtja e Kuvendit të FSSHK-së, Syla e quan të jashtëligjshëm

Lajme 27/04/2022
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Kriza e Federatës së Sindikatave të Shëndetësisë për zgjedhjen e organeve të reja ende nuk është zgjidhur. Kandidatja Tevide Imeri ka thënë se kanë organizuar vazhdimin e Kuvendit, por Blerim Syla ka deklaruar se ky Kuvend është i jashtëligjshëm.

FSSHK ka mbajtur kuvendin e parë për zgjedhjen e organeve të reja më 7 prill, por ky kuvend u ndërpre për shkak të hallakamës që u krijua në mes të palëve që po e synojnë kreun e sindikatës, shkruan Gazeta Shneta.

Kandidatja për kryetare Tevide Imeri ka thënë se janë në proces të organizimit të vazhdimit të Kuvendit. Kuvendi pritet të mbahet më datën 29 prill në Prishtinë, por sipas Imerit ky proces po pengohet nga Blerim Syla.

“Tani kur jemi në prag të datës në të cilën duhet të mbahet vazhdimi i mbledhjes së Kongresit të katërt Blerim Syla po e pengon në qdo formë procesin e thirrjes së Kongresit. Duke filluar nga ndalesa të cilën e ka bërë në Zyrën Qendrore ndaj zyrtareve të cilat kanë urdhër që mos të kryejnë asnjëveprim me arsyetim se ai është Kryetar dhe askush tjetër nuk ka kompetencë për të kryer ndonjë funksion brenda Federatës, atyre iu është ndaluar që të procedojnë me kërkesa,të shtypin vendime dhe të mos kryejnë asnjë transaksion financiar pa aprovimin e tij”, ka deklaruar Imeri.

Ajo ka thënë se “Komisioni për përgatitje të Kongresit respektivisht shumica e anëtarëve të këtij Komisioni kemi bërë kërkesë urgjente për takim me qëllim të caktimit të datës së Kongresit por Blerim Syla nuk ka pranuar që ta ftojë Komisionin”.

Imeri ka njoftuar se sot janë mbledhur 6 përfaqësues të Regjioneve Sindikale ,Kryetari i Këshillit Drejtues, Nënkryetari i parë i FSSHK-së dhe Kryetaret e Forumit të Gruas dhe të Rinisë në cilësinë e anëtarëve të Komisionit për përgatitje të Kongresit të cilët do të caktojnë datën e vazhdimit të Kongresit, vendin dhe të gjitha modalitetet në lidhje me vazhdimin e Kongresit të katërt.

“Arsyeja pse Blerim Syla po e pengon gjithë këtë process është se në qoftëse nuk mbahet brenda 30 ditëve Kongresi atëherë Federata shkon në zgjedhje të përgjithshme dhe ky proces është duke i konvenuar atij sepse i njejti nuk ka bazë deleguese prej nga vjen pra nuk është as Kryetari i Shoqatës por as anëtar i Kryesisë,ai në QKUK është vetëm delegat i Kuvendit Zgjedhor të Shoqatës Sindikale të QKUK-së me 15 nënshkrime. Prandaj ne të zgjedhurit sindikal dhe unë si kandidate e vetme e dalur nga një proces i rregulluar me Statut dhe rregullore nuk do ta lejojmë që një individ të cënojë gjithë procesin demokratik të filluar nga 02.09.2021, nuk do të lejojmë që të shkilen dispozitat statutare dhe rregulloret në fuqi për shkak të interesave të ngushta të cilat Blerim Syla i ka në cilësinë e Kryetarit të FSSHK-së”, ka deklaruar Imeri.

Por të gjitha këto i ka mohuar Syla i cili po e konsideron si proces të jashtëligjshëm mbajtjen e Kuvendit dhe ka ftuar organet e rendit që të ndërhyjnë.

“Çdo gjë është ilegale. Kongresin e ka thirrë një njeri i cili është në pension nga 20.09.2021. Unë ftoj organet e rendit që të reagojnë”, ka deklaruar Syla.

Syla edhe më parë e ka kundërshtuar procesin zgjedhor duke thënë se kryesuesi i komisionit është në pension dhe s’ka të drejt të mbajë asnjë aktivitet të sindikatës. /Gazeta Shneta/

Artikulli paraprakPër tre muaj janë trajtuar 291 raste të sulmit në tru në Klinikën e Neurologjisë
Artikulli i rradhës Klinika e Syve tash e dy javë e pa furnizuar me thjerrëza

Ju sugjerojmë

Zvicra nuk ndjek shembullin gjerman: vazhdon shitja e alkoolit në stacionet hekurudhore

22/07/2026 Lajme

“Microsoft” u ka mundësuar punëtorëve tri ditë pushim në javë, produktiviteti është rritur për 40%

22/07/2026 Lajme

Mbi 4,100 të infektuar nga shpërthimi i parazitit Ciklospora në ShBA

22/07/2026 Lajme

Rritet numri i viktimave nga tërmeti në Venezuelë, arrin në 5,346

22/07/2026 Lajme

Gjermani: Shtohet dhuna e seksualizuar ndaj të miturve

22/07/2026 Lajme

Aksidentet në komunikacion ua morën jetën 46 kosovarëve për 6 muaj

22/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.