Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Komuna e Podujevës në tenderin 700 mijë Euro, autorizimin për reagensa e bën obligativ edhe për barna

Lajme 19/05/2022
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Komuna e Podujevës më 21 prill të këtij viti ka iniciuar një procedurë tenderuese për barna dhe reagensa për Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare në vlerë 700 mijë euro.

Megjithatë për këtë procedurë janë ngritur dyshime nga ofertuesit për favorizim të një operatori ekonomik. Kjo për arsye se komuna ka vendosur që autorizimi i kërkuar për reagensat e laboratorit, të jetë obligativ edhe në ofertën për barna, shkruan Gazeta Shneta.

Me këtë tender Komuna e Podujevës synon të blejë 222 artikuj, prej të cilëve 16 janë reagensa për laborator. E autorizimi nga prodhuesi ose përfaqësuesi i prodhuesit po kërkohet për të gjithë dosjen, pasi komuna i ka vendosur të gjithë artikujt në vetëm një lot.

Kjo gjë ka ngritur dyshime për favorizim pasi vetëm një kompani e mban autorizimin për reagensa.

Gazeta ka kërkuar sqarime nga komuna e Podujevës lidhur me këtë procedurë. Ata thonë se të gjitha produktet janë të një kategorie dhe ndarja në lote e rrezikon furnizimin.

“AK i ka shqyrtuar me kujdes duke u konsultuar edhe me njësinë kërkuese dhe ka konsideruar se gjitha këto janë produkte të një kategorie dhe mundësia e ndarjes në lote rrezikon shërbimet që ofrohen në QKMF, anulimin e shumicës së produkteve të mbesin pa kontratë pasi ka produkte me sasi shumë të vogël”, arsyeton Komuna e Podujevës në një përgjigje për Gazetën Shneta.

Nga komuna poashtu theksojnë se nuk ka asnjë favorizim apo diskriminim të Operatorëve Ekonomik.

“Autoriteti Kontraktues ka kërkuar deklaratë nga prodhuesi se produktet janë kompatibile për aparatet që posedon QKMF dhe me këtë nuk ka bërë asnjë kufizim pasi AK ka kërkuar një deklaratë nga prodhuesi dhe një çertifikatë të specialistit nga prodhuesi i aparateve pasi që ndjeshmëria e këtyre pajisjeve është shumë specifike, këto janë aparate të cilat duhet të kalibrohen dhe testohen në vazhdimësi nga stafi profesional dhe i specilaizuar”, thuhet në përgjigjen e komunës. /Gazeta Shneta/

Artikulli paraprakDjathtak apo majtak, kjo dukuri mund të përcaktohet në vetëm 18- javë pas shtatzënisë
Artikulli i rradhës Dita Botërore e Mjekut Familjar e gjenë Kosovën pa listë të pacientëve

Ju sugjerojmë

Katër të lënduar nga përplasja e veturës me motoçikletë në Istog

22/07/2026 Lajme

Testi i drogës, Kadrijaj: Ka politikanë që e përdorin, shihen prej sjelljeve

22/07/2026 Lajme

Delegacionet nga Maqedonia e Veriut dhe Mali i Zi vizitojnë Kosovën për të mësuar modelin e Programit për Ndërhyrjen në Fëmijërinë e Hershme

22/07/2026 Lajme

Punësohen 25 anesteziologë të rinj, zbutet mbingarkesa në spitale

22/07/2026 Lajme

Shkelje të rënda të kushteve të punës, Inspektorati mbyll 6 kantiere ndërtimi në Fushë Kosovë dhe Prishtinë

22/07/2026 Lajme

Komunat kërkojnë ndihmë urgjente pas stuhisë: Dëmet mbi 1 milion euro në Suharekë, shtatë shkolla të dëmtuara në Malishevë

22/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.