Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Rastet në SHBA të hepatitit akut vazhdojnë të rriten tek fëmijët, zbulon CDC

Lajme 19/05/2022
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Numri i fëmijëve amerikanë të prekur nga hepatiti akut me një shkak të panjohur vazhdon të rritet, tha të mërkurën Qendra e SHBA-së për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve.

Deri më tani, hetimi i agjencisë ka zbuluar 180 raste pediatrike në 36 shtete dhe territore gjatë shtatë muajve të fundit. Kjo është një rritje prej 71 nga hera e fundit që u publikuan numrat më 5 maj, shkruan MedicalxPress përcjell Gazeta Shneta.

Sidoqoftë, CDC theksoi në një deklaratë se shumë nga rastet e reja vendase janë “retrospektive” – ​​që do të thotë se ato ishin raste që tani po numërohen, por që kanë ndodhur që në muajin tetor 2021.

Nuk ka pasur asnjë vdekje të raportuar që nga muaji shkurti, shtoi agjencia, dhe numri i fëmijëve që kërkojnë transplantim të mëlçisë është 9% e rasteve.

Ekzistojnë gjithashtu qindra raste të tjera të hepatitit pediatrikë që janë raportuar në vende të botës, sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë.

“Është e pazakontë sepse kjo ndodh te fëmijët të shëndetshëm, të cilët nuk kanë një sëmundje bazike,” tha Dr. Tina Tan, mjeke e sëmundjeve infektive.

“Askush nuk e di shkakun e vërtetë, dhe ajo që e bën më të frikshme është se këta fëmijë zhvillojnë hepatit shumë të rëndë.”

Rreth gjysma e fëmijëve të përfshirë në rastet në SHBA kanë pasur një formë adenovirusi. Ky vazhdon të jetë një tregues i fortë i asaj që mund të nxisë këto raste, tha CDC.

“Është e rëndësishme të theksohet se hepatiti i rëndë tek fëmijët mbetet i rrallë”, tha agjencia.

“Megjithatë, ne inkurajojmë prindërit dhe kujdestarët që të jenë të vetëdijshëm për simptomat e hepatitit – veçanërisht verdhëzën, e cila është një zverdhje e lëkurës ose e syve – dhe të kontaktojnë ofruesin e kujdesit shëndetësor të fëmijës së tyre për çdo shqetësim.” /Gazeta Shneta/

 

Artikulli paraprak12 raste të reja me COVID-19 regjistrohen në Kosovë për 24 orë
Artikulli i rradhës Bisturitë dhe prerëset mjekësore të mbetura gabimisht në trupat e pacientëve pas operimit, raporton NHS

Ju sugjerojmë

Katër të lënduar nga përplasja e veturës me motoçikletë në Istog

22/07/2026 Lajme

Testi i drogës, Kadrijaj: Ka politikanë që e përdorin, shihen prej sjelljeve

22/07/2026 Lajme

Delegacionet nga Maqedonia e Veriut dhe Mali i Zi vizitojnë Kosovën për të mësuar modelin e Programit për Ndërhyrjen në Fëmijërinë e Hershme

22/07/2026 Lajme

Punësohen 25 anesteziologë të rinj, zbutet mbingarkesa në spitale

22/07/2026 Lajme

Shkelje të rënda të kushteve të punës, Inspektorati mbyll 6 kantiere ndërtimi në Fushë Kosovë dhe Prishtinë

22/07/2026 Lajme

Komunat kërkojnë ndihmë urgjente pas stuhisë: Dëmet mbi 1 milion euro në Suharekë, shtatë shkolla të dëmtuara në Malishevë

22/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.