Asnjë qytetarë në nivel vendi nuk ka rezultuar pozitive me coronavirus nga 291 testime të bëra në Institutin Kombëtar të Shëndetësisë Publike.
Në raportin 24 orësh të Ministrisë së Shëndetësisë bëhet e ditur gjithashtu se katër qytetarë janë shëruar ndërsa nuk raportohet për të vdekur me coronavirus.
Aktualisht në Kosovë janë 55 raste aktive me SARS-CoV-2.
Sa i përketë imunizimit MSh bënë të ditur se gjatë kësaj periudhe kohore janë dhënë tre doza të vaksinavë kundër coronavirusit.
Imunizimi në nivel vendi ka filluar më 29 mars 2021, dhe për më tepër se një vit janë administruar mbi 1,8 milion doza të vaksinave. /Gazeta Shneta/




