Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Pamja e foshnjës pas lindjes: Përshtypjet e zakonshme që çdo prindër duhet t’i dijë

Jetë 13/06/2022
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Përshtypjet e para për foshnjën e sapolindur mund të sjellin disa të papritura sepse ajo mund të duket shumë ndryshe, madje edhe nga një foshnjë tjetër që është vetëm disa muajshe.

Kur lind foshnja ka të gjitha shenjat që tregojnë se sapo ka dalë nga mjedisi i ujshëm i mitrës, shkruan Practical Parenting transmeton Gazeta Shneta.

Përveç faktit që është e lagur dhe e rrëshqitshme, ndoshta edhe me njolla gjaku, procesi i lindjes e vë foshnjën nën presion dhe stres, ndaj pamja e saj mund të reflektojë edhe disa pasoja të vetë procesit të lindjes.

Andaj ne sjellin disa nga pyetjet më të zakonshme të prindërve që ndihet të shqetësuar rreth pamjes së foshnjës.

Pyetje: Foshnja ime e sapolindur ka push mbi veshë, shpatulla dhe shpinë. A është kjo normale?

Përgjigje: Në gjuhën mjekësore, ky push quhet lanugo. Të gjitha foshnjat e kanë kur janë në mitër. Nuk është e pazakontë që ky push të jetë edhe pas lindjes, vecanërisht në foshnjat e lindura parakohe. Zakonisht, largohet me fërkim pas disa ditësh.

Pyetje: A duhet të shqetësohem që foshnjës sime i kanë dalë njolla të vogla të bardha në të gjithë fytyrën?

Përgjigje: Jo. Këto quhen miliume dhe janë normale. Ato janë gjëndra djerse dhe yndyre të fryera ose të bllokuara në lëkurë dhe zhduken brenda pak ditësh.

Pyetje: Duart dhe këmbët e foshnjës sime janë pak si blu për shkak të qarkullimit të gjakut, si mund ta kuptoj nëse ka ftoftë apo jo?

Përgjigje: Mund të kontrolloni nxehtësinë e trupit të foshnjës duke ia vënë dorën në shpinë ose në bark. Nëse ndihen njëlloj si dora juaj, është në rregull. Mos u shqetësoni nëse duart dhe këmbët janë pak të zbehta ose në ngjyrë blu në ditët e para. Nga ana tjetër, nëse buzët apo gjuha duken blu, duhet të lajmëroni maminë ose mjekun tuaj.

Pyetje: Unë kam lindur dy javë më parë dhe foshnja ime ka ende një gungë të madhe në anën e kokës. A ka mundësi që kjo ti mbetet përgjithnjë?

Për të mësuar më shumë rreth komplikimeve të shtatzënisë KLIKO KËTU.

Përgjigje: Kjo është ndoshta një hematomë e kokës, një mavijosje në pjesën anësore të kafkës. Është e padëmshme dhe do të zhduket brenda pak javësh pa mjekim.

Pyetje: Frymëmarrja e foshnjës sime është e parregullt. Ajo merr frymë shumë shpejt për pak kohë dhe pastaj nuk merr frymë. Ka ndonjë gjë që nuk shkon me të?

Përgjigje: Për një foshnjë të sapolindur është normale të alternojë frymëmarrjen me gulcim, frymëmarrjen e shpejtë dhe frymëmarrjen e cekët.

Frymëmarrja stabilizohet në një ritëm më të qëndrueshëm kur foshnja bëhet tremuajshe.

Foshnja e sapolindur merr frymë dy herë më shpejt se një i rritur. Ajo mund të ketë gjithashtu lemzë, që mund të duke alarmuese sepse duket sikur ia shkund të gjithë gjoksin, por kjo nuk e shqetëson fëmijën aspak.

Pyetje: Foshnja ime e sapolindur shpesh gërhet kur merr frymë. Mos është ftohur?

Përgjigje: Një foshnjë e sapolindur mund të duket sikur gërhet kur merr frymë që vjen si rezultat i zhurmës së kanaleve të ngushta të frymëmarrjes të mbushura me mukoza të tepërta.

Hunda e prodhon këtë mukozë për ta mbrojtur cipën delikate të hundës nga qumështi që mund të futet në hundë në ditët e para. Kjo nuk do të thotë se foshnja është ftohur. Po të ishte ashtu, ajo do të kishe edhe temperaturë ose do të dukej e sëmurë në mënyra të tjera. /Gazeta Shneta/

 

 

Artikulli paraprakGjakderdhja rektale pas lindjes së fëmijës, faktorët që sjellin deri te gjendja e vështirësisë
Artikulli i rradhës Vdes stomatologu Beqir Lupçi

Ju sugjerojmë

Mundësi punësimi për infermierë në Holandë

21/07/2026 Jetë

Anglia do të ndalojë shitjen e pijeve energjike për personat nën 16 vjeç

19/07/2026 Jetë

SHBA-të miratojnë një vaksinë të re kundër pneumokokut për fëmijët me rrezik të lartë

19/07/2026 Jetë

Mbi 70 punonjës shëndetësorë infektohen me Ebola gjatë përballjes me shpërthimin në Republikën Demokratike të Kongos

19/07/2026 Jetë

Pse mushkonjat pickojnë disa njerëz më shumë se të tjerët?

19/07/2026 Jetë

Ekspertët shpjegojnë si ndikon vapa ekstreme në organizmin e njeriut

19/07/2026 Jetë
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.