Shërbimi Spitalor Klinik Universitar i Kosovës nuk ofron shërbime kardikirurgjike pediatrike, trajtimin e sëmundjeve të zemrës tek fëmijët.
Shërbimet për sëmundje kardiologjike tek fëmijët trajtohen në Klinikën Pediatrike në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës mirëpo në atë klinikë nuk ofrohen edhe shërbimet e kardiokirurgjisë shkruan Gazeta Shneta.
Trajtimet mjekësore jashtë vendit janë të theksuara në Kosovë për shkak të mungesës së kapaciteteve në institucioneve shëndetësore në nivel vendi.
Kurë për sëmundje të zemrës detyrohen të kërkojnë edhe fëmijët të cilët lindin me probleme shëndetësore kardiologjike, pasi që ka mungesë të shëbimeve të Kardikirurgjisë. Ndërsa nuk dihet se sa fëmijë kanë kërkuar trajtim jashtë vendit gjatë vitit të kaluar.
Kardiologu dhe Pediatri, Ramush Bajiqi, sqaron se numri me i madh i fëmijëve është në keqformimet komplekse të zemrës por edhe tjerë “në mungesën e Shërbimit Kardiokirurgjik në Kosovë duhet të dërgohen jashtë vendit”.
“Numrin e saktë të fëmijëve të dërguar për trajtim kardiokirurgjik jashtë vendit gjatë vitit 2021 nuk e kam, por vetëm në tre misione të organizuar në Kosovë janë operuar me operim në zemër të hapur 31 fëmijë dhe janë trajtur me kardiologji pediatrike invazive 37 fëmijë në Kosovë”, nënvizon pediatri.
Në Kosovë përveç mungesë së shërbimeve Kardiokirurgjike Pediatrike ka mungesë edhe të Klinikës së Kardiokirurgjisë dhe Kardologjisë Pediatrike.
Bajiqi thotë se në të ardhmen me formimin e Shërbimit të Kardiologjisë Invazive Pediatrike dhe Shërbimit të Kardikirurgjisë Pediatrike mund të formohet edhe Klinika e Kardiologjisë së Fëmijëve ndërsa numëron nevojat e zgjerimit të kapaciteteve në kardiologjinë diagnostike “zhvillimi i shërbimit të kardiologjisë prenatale kombëtare, zhvillimi i elektrofiziologjisë pediatrike, zhvillimi i kardiologjisë invazive pediatrike, ashtu edhe në zhvillimin e kardiokirurgjisë pediatrike”.
Në anën tjetër, institucionet shëndetësore në nivel vendi kanë mungesë të personelit shëndetësore pothuajse në të gjitha shërbimet. Në një situatë të njejtë është edhe Klinika e Pediatrisë, në të cilën ofrohen trajtimet mjekësore për fëmijët me probleme të zemrës.
Në këtë klinikë janë vetëm tre kardiologë pediatra të licencuar nga Ministria e Shëndetësisë dhe katër të tjerë të palicencuar
“Për momentin kemi tre kardiolog pediatër të licencuar pranë MSh, si dhe 4 tjerë të cilët merren me problematikën e kardiologjise pediatrike – nuk janë të licencuar”, thotë Bejiqi.
Shërbimi i Kardiokirurgjisë nuk ishte paraparë as në Spitalin më të ri në QKUK, “Sheikha Fatima” i cili u hapë gjashtë muaj pas përurimit nga Qeveria e Kosovës.
Në këtë spital pediatrikë janë funksionalizuar shërbimet e hemato-onkologjisë pdiatrike, të kirurgjisë pediatrike dhe shërbimet e mjekësisë interne për fëmijë. Pritet të transferohen edhe neo-onatologjia, shërbimet ortopedike dhe shërbimet e tjera për fëmijë ndërsa nuk dihet nëse në një të ardhme do të funksionalizohet edhe shërbimi i Kardiokirurgjisë.
Spitali pediatrik – kirurgjikë është donacion nga Emiratet e Bashkuara Arabe me një investim prej 22 milion eurosh. /Gazeta Shneta/




