Tetë mostra kanë rezultuar të infektuara me coronavirus në nivel vendi gjatë 24 orëve të fundit nga 137 testime të bëra në Institutin Kombëtar të Shëndetësisë Publike.
Në raportin e fundit të ministrisë thuhet se katër qytetarë të tjerë janë shëruar ndërsa nuk raportohet për të vdekur me COVID-19.
Sa i pëkretë vaksinimit MSh njofton se gjatë 24 orëve janë dhënë 87 doza të vaksinave anti-COVID.
OPrej fillimit të vaksinimit e deri më tani janë administruar mbi 1,8 milion doza të vaksinavë kundër coronavirusit.
Aktualisht në nivel vendi janë 52 raste aktive me COVID-19. /Gazeta Shneta/