Në pesë ditët në vijim, moti pritet të jetë me diell, kurse temperaturat do të shënojnë rritje deri në 35C.
Temperaturat minimale në këtë javë do të zbresin gradualisht deri në 10C, të martën, e më pas do të jenë në rritje deri në 15C shkruan Prishtina Weather, transmeton Gazeta Shneta.
Në anën tjetër, maksimalet do të shënojnë rritje deri në 34C e 35C ditën e enjte dhe të premte.
“18.07 – Kryesisht me diell dhe shumë ngrohtë.
19.07 – Më nxehtë dhe kryesisht me kthjellime e diell.
20.07 – Nxehtë, kryesisht me diell.
21.07 – Kryesisht me diell, më nxehtë.
22.07 – Nxehtë dhe kryesisht me diell. Pasdite vonë nuk përjashtohen mundësi për rrebeshe të shkurta shiu.”, thuhet në njoftim. /Gazeta Shneta/