Ministria e Shëndetësisë përmes një postimi në facebook ka rekomanduar të gjithë gratë para, gjatë dhe pas shtatzanisë të vaksinohen kundër coronavirusit.
“Antitrupat që nënat i zhvillojnë si përgjigje ndaj këtyre vaksinave jo vetëm që i mbrojnë ato, por gjithashtu kalojnë placentën dhe ndihmojnë në mbrojtjen e foshnjave të tyre nga sëmundjet e rënda në fillim të jetës”, thuhet të njoftimin e ministrisë
Sipas ministrisë, vaksinimi gjatë shtatëzanisë po ashtu ndihmëon në mbrojtjen e nënës nga sëmunjdet e rënda dhe bartja e sëmundjes tek i posalinduri.
Dje në Kosovë janë vaksinuar 70 persona me vaksinat kundër coronavirusit.
Sa i përketë rasteve me COVID-19 gjatë këtyre ditëve ka pasur rritje të infektimeve, dje MSh ka njoftuar se brenda 24 orëve janë regjistruar 177 raste pozitive.
Aktualisht në nivel vendi janë 486 raste aktive me COVID-19./Gazeta Shneta/




