Një burrë u gjend në spital për më shumë se një javë pasi mori 80 herë më shumë dozën e rekomanduar ditore të vitaminës D.
Studimi i rastit klinik, i botuar në ‘British Medical Journal’, ka bërë që një mjek i Shërbimeve Shëndetësore Kombëtare (NHS) të lëshojë një paralajmërim për ata që marrin suplemente, shkruan burimi The Independent përcjell Gazeta Shneta.
Pacienti filloi të merrte vitaminat pasi vizitoi një nutricionist privat dhe merrte 20 suplemente të ndryshme në ditë.
Raporti mjekësor vë në pah, se veshkat e pacientit “ndaluan së punuari” dhe ai më pas kaloi tetë ditë në spital.
Doza e rekomanduar ditore është 600 mg, por raporti tregon se pacienti po merrte 50,000 mg të vitaminës D.
“Marrja e shumë suplementeve të vitaminës D për një periudhë të gjatë kohore mund të shkaktojë akumulimin e tepërt të kalciumit në trup (hiperkalcemia). Kjo mund të dobësojë kockat dhe të dëmtojë veshkat dhe zemrën.”
Pranimi në spital i pacientit, erdhi katër muaj pasi ai filloi të merrte suplementet, të cilat përfshinin omega 3, magnez dhe vitaminë C.
Në atë kohë, ai po vuante nga ngërçe në këmbë, dhimbje barku, të vjella, të përziera dhe tringëllimë në veshët (tinitusi).
Mjekët që shqyrtuan rastin e tij thanë se kishte “shumë kalcium” në gjakun e tij. Të kesh shumë kalcium në gjak mund të çojë në koma.
Mjeku i NHS-së, Dr. Alamin Alkundi, i cili shqyrtoi rastin e pacientit, tha se rastet e “hipervitaminozës D” po rriteshin në mbarë botën.
“Ky raport i rastit thekson më tej toksicitetin e mundshëm të suplementeve që konsiderohen kryesisht të sigurta derisa të merren në sasi të pasigurta ose në kombinime të pasigurta.”
Nivelet e vitaminës D të paicentit do të jenë ende anormalisht të larta dy muaj pas daljes nga spitali, pasi suplementit mund të duhen “disa javë” për t’u larguar nga trupi.
Kur merret siç duhet vitamina D mund të “ndihmojë në rregullimin e sasisë së kalciumit dhe fosfatit në trup”, thotë NHS. /Gazeta Shneta/

