Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Qiproja përforcon masat anti- COVID, rikthehen maskat në ambientet e mbyllura

Lajme 06/07/2022
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Qiproja ka rifutur përdorimin e detyrueshëm të maskave të fytyrës në ambiente të mbyllura për të gjithë personat e moshës mbi 12 vjeç, pasi rastet e koronavirusit u rriten, njoftoi të mërkurën Ministria e Shëndetësisë.

Vendimi i cili hyn në fuqi të premten, u njoftua nga Ministri i Shëndetësisë Michalis Hadjipantela pas një takimi të kabinetit, shkruan burimi MedicalxPress përcjell Gazeta Shneta.

Ky rikthim ka pasuar një rritje të re të infeksioneve COVID-19 në javët e fundit, që regjistroi 19,503 raste pozitive nga 25 qershori deri më 5 korrik.

Vendimi përfaqëson një kthesë për autoritetet, të cilat kishin hequr mandatin e mëparshëm të maskës së fytyrës më 1 qershor.

Ministri Hadjipantela, përmendi një rritje të rasteve spitalore të lidhura me COVID dhe tha se njerëzit e infektuar që qarkullonin lirshëm pa maska ​​ishte një faktor kontribues.

Sipas raportit epidemiologjik të javës së kaluar të ministrisë së shëndetësisë, tre persona vdiqën nga COVID-19 dhe 75 pacientë u shtruan në spital, katër në gjendje të rëndë.

Më 28 qershor, maskat e fytyrës u rifutën tek rastet kur dëshirojmë të vizitojmë farmacitë, laboratorët klinikë dhe vendet e testimit të qeverisë për COVID.

Maska e fytyrës duhet të përdoret gjithashtu kur vizitoni spitale, shtëpi pleqsh dhe kur merrni transport publik.

Shumë shkencëtarë i nxitën autoritetet të rivendosin maskën pas rritjes së fundit të rasteve me COVID dhe shtrimeve në spital, që i atribuohet prevalencës së nënvarianteve shumë infektive të Omicron BA4 dhe BA5.

Infeksionet me koronavirus në Republikën e Qipros që nga fillimi i pandemisë në mars 2020 kanë arritur në 515,596 dhe 1,075 vdekje, nga një popullsi prej rreth 900,000 banorë. /Gazeta Shneta/

Artikulli paraprakMSh: Ndryshimi eventual i masave do të dal nga rekomandimet e ekspertëve
Artikulli i rradhës Rriten rrogat e mjekëve dhe infermierëve në Shqipëri

Ju sugjerojmë

Punësohen 25 anesteziologë të rinj, zbutet mbingarkesa në spitale

22/07/2026 Lajme

Shkelje të rënda të kushteve të punës, Inspektorati mbyll 6 kantiere ndërtimi në Fushë Kosovë dhe Prishtinë

22/07/2026 Lajme

Komunat kërkojnë ndihmë urgjente pas stuhisë: Dëmet mbi 1 milion euro në Suharekë, shtatë shkolla të dëmtuara në Malishevë

22/07/2026 Lajme

Mbi 30 të lënduar nga stuhia në Shkup, disa me lëndime më serioze

22/07/2026 Lajme

Zvicra nuk ndjek shembullin gjerman: vazhdon shitja e alkoolit në stacionet hekurudhore

22/07/2026 Lajme

“Microsoft” u ka mundësuar punëtorëve tri ditë pushim në javë, produktiviteti është rritur për 40%

22/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.