Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Një studim identifikoi sasi të sakta të vitaminës C shtesë për shëndetin optimal të imunitetit

Jetë 12/07/2022
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Një hulumtim i ri, ka identifikuar për herë të parë, saktësisht se sa vitaminë C shtesë duhet të konsumojnë njerëzit, në lidhje me peshën e tyre trupore, për të maksimizuar shëndetin e tyre imunitar.

Hulumtimi i Universitetit të Otagos, Christchurch / Zelandë e Re, në krye me profesoreshën e asociuar, Anitra Carr, nga Departamenti i Patologjisë dhe Shkencave Biomjekësore, ka zbuluar se për çdo 10 kilogramë peshë të tepërt që një person mbart, trupi i tij ka nevojë për 10 miligramë shtesë vitaminë C në ditë, e cila do të ndihmojë për të optimizuar shëndetin e tyre imunitar, shkruan MedicalxPress përcjell Gazeta Shneta.

“Studimet e mëparshme tashmë kanë lidhur peshën më të lartë të trupit me nivele më të ulëta të vitaminës C”, thotë autore kryesore, prof. Carr.

Me fjalë të tjera, dikush që peshon 90 kilogramë do të duhet të marrë 30 miligramë vitaminë C shtesë për të arritur objektivin optimal prej 140 mg/ditë; ndërsa dikush me peshë 120 kilogramë do të kishte nevojë për të paktën 40 miligramë shtesë vitaminë C në ditë për të arritur 150 mg/ditë optimale.

Thënia e vjetër ‘një mollë në ditë e mban mjekun larg’ është në fakt këshilla e dobishme këtu.

Një mollë me përmasa mesatare përmban 10 miligramë vitaminë C, kështu që nëse peshoni 70 deri në 80 kilogramë, arrini sasinë optimale të vitaminës C. Nevojat e trupit mund të jenë aq të lehta sa të hahet një ose dy mollë shtesë për t’i dhënë trupit tuaj 10 deri në 20 miligramë shtesë të vitaminës C në ditë që i nevojitet. Nëse peshoni më shumë se kjo, atëherë ndoshta një portokall, i cili përmban 70 miligramë vitaminë C, ose një kivi me 100 miligramë, mund të jetë zgjidhja më e lehtë”.

Ky punim është botuar në revistën ndërkombëtare Nutrients, dhe kombinoi rezultatet nga dy studime të mëparshme të mëdha ndërkombëtare. /Gazeta Shneta/

Artikulli paraprakMe plot lëndë ushqyese dhe antioksidantë, pjeshkët janë një element kryesor i verës
Artikulli i rradhës Uji me limon nuk del të jetë detoksifikues, por mund të ndikojë në trup në mënyra të tjera

Ju sugjerojmë

Mundësi punësimi për infermierë në Holandë

21/07/2026 Jetë

Anglia do të ndalojë shitjen e pijeve energjike për personat nën 16 vjeç

19/07/2026 Jetë

SHBA-të miratojnë një vaksinë të re kundër pneumokokut për fëmijët me rrezik të lartë

19/07/2026 Jetë

Mbi 70 punonjës shëndetësorë infektohen me Ebola gjatë përballjes me shpërthimin në Republikën Demokratike të Kongos

19/07/2026 Jetë

Pse mushkonjat pickojnë disa njerëz më shumë se të tjerët?

19/07/2026 Jetë

Ekspertët shpjegojnë si ndikon vapa ekstreme në organizmin e njeriut

19/07/2026 Jetë
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.