Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Izolimi social për më shumë se dy vjet – shumë i gabuar, me pasoja afatgjata për shëndetin mendor

Lajme 25/07/2022
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Pandemia Covid-19 përveç pasojave në gjendjen fizike të popullatës ka shkaktuar edhe dëmtime të shëndetit mendor, thonë ekspertët e kësaj fushe për Ekonomia Online.

Sipas tyre, pasojat do të manifestohen edhe në të ardhmen, kjo për shkak të izolimit një kohë të gjatë.

Psikiatri Ferid Agani, në një bisedë për Ekonomia Online, ka folur për pasojat e Covidit në shëndetin mendor, duke shtuar se ndikimet më të mëdha kanë qenë nga izolimi social.

Sipas tij, qytetarët duhet të jenë të vetëdijshëm se çdo traumë e re do ta gjejë popullatën më të rënduar, andaj është e rëndësishme që të konsultohet me kohë psikologu.

Ish-ministri i Shëndetësisë shtoi se me rritjen e rasteve duhet kujdes i shtuar veçanërisht për kategoritë e caktuara të popullatës të cilët janë më të ndjeshëm ndaj këtij virusi siç janë personat e moshuar dhe ata me sëmundje kronike.

“Sa i përket ndikimit të Covidit në shëndetin mendor të popullatës atëherë përfundimisht ky ndikim ka qenë tejet i madh në shumë aspekte të veprimit, duke filluar nga izolimi social për më shumë se dy vjet. Mendoj se ka qenë një hap shumë i gabueshëm me pasoja tepër të rënda për shëndetin mendor të popullatës”.

“Megjithatë duhet kujdes veçanërisht kategoritë e caktuara të popullatës të cilët janë më të ndjeshëm ndaj këtij virusi po flas për persona të moshuar, ata që kanë sëmundje kronike.

Qytetarët duhet të kenë parasysh se e gjithë situata e pandemisë ka rënduar dukshëm gjendjen e shëndetit mendor të tyre”.

“Dhe ata duhet të jenë të vetëdijshëm se çdo traumë e re, çdo stres i ri i cili vjen përballë dhe na pret. Inflacioni, çmimet në rritje, kriza energjetike të cilat mund të ballafaqohemi do të na gjejnë më të dobët, më të rënduar dhe më të ndjeshëm dhe ne mund të zhvillojmë simptoma të çrregullimit mendor shumë më shpejt. Dhe është me rëndësi që ato të hetohen me kohë veçanërisht kur janë në pyetje çrregullimet e ankthit. Kur hetohen këto çrregullime menjëherë duhet të shikohet mundësia që të konsultohet eksperti, psikologu ose psikiatri dhe natyrisht edhe mjeku familjar në mënyrë që këto probleme të kontrollohen nëse i ballafaqojmë sa më herët”, tha Agani.

Neuropsikiatri Sami Rexhepi tha se qytetarët nuk i kanë marrë me seriozitet pasojat e Covidit sa i përket shëndetit mendor, e kjo sipas tij, ka bërë që të rritet niveli i ankthit.

Sipas tij, pasojat afatgjate që do të manifestohen edhe pas pandemisë janë çrregullimet pas stresit tramuatik, raporton EO.

“Si shoqëri nuk i kemi marrë me seriozitet pasojat e covidit sa i përket shëndetit mendor. Një pjesë është si pasojë e përjetimeve të popullatës gjatë kësaj periudhe. Një pjesë e madhe ka që kanë humbur të afërmit në këtë betejë me Covidit. Një numër tjetër kanë humbur punën. Një pjesë e tyre ka qenë frika prej sëmundjes. Të gjitha këto kanë ndikuar që të rritet niveli i ankthit në popullatë. Ne mundemi me u kujdes për pamjen dhe shëndetin fizik mirëpo jo edhe për emocionet tona”.

“Një pjesë e tyre nuk kanë kërkuar ndihmë profesionale për ankthin. Ajo çka është brengosëse se cilat do të jenë pasojat sepse është një luftë që popullata po përballet që 3 vjet. Do të ketë pasoja edhe në çrregullimin pas stresit postraumtaik që ka ecuri kronike dhe do të vazhdojë për shumë gjatë. Pasojat afatgjate janë pasoja që do të manifestohen një kohë të gjatë dhe të disa më vonë edhe pas pandemisë janë çrregullimet pas stresit tramuatik”, tha Rexhepi. /EO/

Artikulli paraprakMbi 9 mijë raste aktive me COVID-19 në Kosovë
Artikulli i rradhës OBSH rreth shpalljes së alarmit më të lartë për linë e majmunëve, flet kryesuesi i fushës shëndetësore

Ju sugjerojmë

Katër të lënduar nga përplasja e veturës me motoçikletë në Istog

22/07/2026 Lajme

Testi i drogës, Kadrijaj: Ka politikanë që e përdorin, shihen prej sjelljeve

22/07/2026 Lajme

Delegacionet nga Maqedonia e Veriut dhe Mali i Zi vizitojnë Kosovën për të mësuar modelin e Programit për Ndërhyrjen në Fëmijërinë e Hershme

22/07/2026 Lajme

Punësohen 25 anesteziologë të rinj, zbutet mbingarkesa në spitale

22/07/2026 Lajme

Shkelje të rënda të kushteve të punës, Inspektorati mbyll 6 kantiere ndërtimi në Fushë Kosovë dhe Prishtinë

22/07/2026 Lajme

Komunat kërkojnë ndihmë urgjente pas stuhisë: Dëmet mbi 1 milion euro në Suharekë, shtatë shkolla të dëmtuara në Malishevë

22/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.