Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Gjinekologia Aida Kumnova: Edhe nënat e reja janë të rrezikuara nga Sindromi Down

Pa kategori 29/08/2022
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Gjinekologia nga Gjakova Aida Kumnova thotë se si profesioniste është përgjegjëse për mbarëvajtjen e një shtatzënie, por megjithatë nuk mund t’i vërejnë të gjitha komplikimet apo çrregullimet e mundshme tek fryti në barkun e nënës.

“Ne si gjinekolog jemi përgjegjës për mbarëvajtjen e një shtatzënie por është shumë problem ose e pamundur të vërejmë problemet gjenetike dhe kromozomale të frytit intrauterin”, ka deklaruar mjekja, shkruan Gazeta Shneta.

Prandaj Kumnova thotë se është e preferuar për çiftet që presin të bëhen prindër, të kryejnë Testin NIFTY, i cili është fare i thjesht dhe me rezultate të sakta për çrregullimet e mundshme kromozomale.

“NIFTY është test jo invaziv prenatal i cili i ofron pacientes të dhëna për gjendjen gjenetike dhe kromozomale të frytit prej javës së 10-të. Testi është i shpejt dhe shumë i thjesht, mjafton të merret gjaku venoz 10ml dhe pas 7 deri 8 dite rezultati është i gatshëm”, ka treguar gjinekologia Kumnova.

“Me ultratrtingul profesional  mund të vërejmë problemet morfologjike të frytit kurse me NIFTY problemet korozomale dhe gjenetike dhe e plotësojmë një përcjellje të shtatzënisë  që të lind një fëmijë i shendosh”, ka shtuar ajo.

Kumnova thekson se Testi NIFTY është i preferuar për të gjitha moshat e grave pasi siç ka përmendur ajo, ka raste kur edhe nënat e moshave të reja si ato 18-vjeçare mund të kenë fëmijë me probleme gjenetike ose kromozomale, prandaj preferohet që testin ta bëjnë të  gjitha nënat shtatzëna.

“Në punimet shkencore të J Hum Genet tregohet se fëmijët që kanë lindur me Sindromin Down, mosha mesatare e nënave është 30.3 vjeçare, që do të thotë se është moshë e re dhe prandaj Testi NIFTY preferohet të bëhet edhe në moshat e reja”.

Testi NIFTY zbulon trisomitë: Sindromin Down, Edwards, Patau; Aneuploditë kromozomale të kromozomit seksual si dhe Sindromet e Delecionit/duplikacionit. Kumnova thotë se siguria e testit është 99 për qind.

Gjinekologia nga European Clinic Kosova në Gjakovë thotë se shumë nëna që janë të rrezikuara të lindin fëmijë me çrregullime kromozomale, preferojnë menjëherë realizimin e këtij testi, dhe jo kryerjen e amniocintezes e cila është metodë invazive. /Gazeta Shneta/

Për Testin NIFTY mund të mësoni më shumë duke klikuar KËTU.

Testi që ia hoqi frikën nënës shtatzënë për shëndetin e bebes, flet gjinekologu Memli Morina

Artikulli paraprakVenat varikoze: Kirurgu vaskular ju tregon 6 gjërat që duhet t’i dini
Artikulli i rradhës Prof. Dr.Luljeta Ahmetaj, alergo-imunologe tregon gjithçka rreth alergjive: llojet, shkaqet, simptomat, testimi dhe trajtimi i tyre

Ju sugjerojmë

Parashikimi i motit për ditën e sotme

27/05/2026 Lajme

Tumoret mund të “maskohen” duke imituar indet normale

24/05/2026 Jetë

Shkencëtarët besojnë se ADN-ja njerëzore mund të fshehë potencial për rigjenerimin e indeve

23/05/2026 Jetë

Ablacioni me fushë pulsuese tregon superioritet ndaj barnave në trajtimin e fibrilacionit atrial

23/05/2026 Jetë

Rikthehet murtaja e bagëtive të imëta në Shkodër të Shqipërisë

19/05/2026 Lajme

Inflacioni 7,5% në Kosovë, ekonomistët: Po bëhet “kancer” për ekonominë

18/05/2026 Pa kategori
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, PN, Prishtinë

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.