Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Venat varikoze: Kirurgu vaskular ju tregon 6 gjërat që duhet t’i dini

Pa kategori 29/08/2022
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Edhe pse jo gjithmonë venat varikoze ose variçet mund të mos jenë serioze, ato gjithmonë janë shqetësuese dhe të pakëndshme. Sipas disa statistikave, një në tre njerëz përballen me këtë problem shëndetësorë në këmbët e tyre dhe prandaj ia vlen ta dimë se çfarë i shkakton ato dhe si trajtohen.

1- Çfarë i shkakton venat varikoze?

Venat varikoze mund të shfaqen në çdo moshë, madje edhe në adoleshencë kur valvulat në këmbë ose venat e legenit nuk funksionojnë siç duhet. Pas arritjes në këmbë, gjaku duhet të qarkullojë dhe të kthehet sërish në zemër dhe funksioni i valvulave është që të hap dhe mbyllë rrjedhjen e gjakut dhe të parandalojë kthimin prapa. Por nëse këto valvula dobësohen ose dëmtohen, atëherë gjaku mblidhet në vena duke i bërë ato të fryhen, që zakonisht janë të dukshme mbi lëkurë që ndryshe njihen si vena varikoze.

Venat duken ngjyrë blu sepse përmbajnë gjak të paoksigjenuar pasi nuk kanë arritur deri në mushkëri për t’u oksigjenuar. Derisa 15-20 për qind e të rriturve në Britani të Madhe kanë vena varikoze të dukshme në këmbët e tyre, 15-20 për qind te ketij grupi kanë variçe (Hidden Varicoes vein)të fshehura me inflamacion në kyçin e këmbës të shkaktuara nga gjaku që bie poshtë venave kryesore të këmbës.

2- Kush është më i rrezikuar?

Arsyeja pse valvulat në vena dobësohen ose dëmtohen nuk është e kuptueshme plotësisht për mjekësinë, por megjithatë janë disa shkaktarë të njohur.

Për femrat: Ato kanë më shumë gjasa të përballen me këtë problem sesa meshkujt. Ndoshta sepse hormonet femërore mund të relaksojnë muret e venave duke shkaktuar dobësimin e valvulave.

Gjenet: Nëse keni një anëtarë të ngushtë në familje me venat varikoze, keni më shumë gjasa që edhe ju të përballeni me to.

Shtatzënia: Rrit sasinë e gjakut në trup, por zvogëlon rrjedhën e tij nga këmbët në legen, kështu që tendosja shtohet në venat e këmbëve. Ka edhe më shumë hormone që qarkullojnë, të cilat lehtësojnë muret e venave dhe barku në rritje shkakton presionin në venat e legenit të cilat mund të shndërrohen në vena varikoze.

Mbipesha: Kjo vë më shumë presion mbi venat.

Të moshuarit: Vena fillon të humbasë elasticitetin derisa ju plakeni dhe valvulat e tyre bëhet më të dobëta.

Qëndrimi në këmbë për kohë të gjatë: Të jesh në këmbë për një kohë të gjatë, rrit rrezikun e zhvillimit të venave varikoze ose mund të përkeqësojë ato ekzistuese. Kjo për shkak se venat duhet të punojnë më shumë për të luftuar gravitetin dhe për të marr gjak për këmbët tuaja.

Qëndrimi ulur për kohë të gjatë: Kjo çon në qarkullimin e dobët të gjakut në këmbët tuaja, duke rritur rrezikun e venave varikoze.

3- A keni nevojë për trajtim?

Udhëzimet mjekësore nga viti 2013 e tutje janë që secili person që përballet me vena varikoze, që zakonisht kanë dhimbje, kruarje ose shenja vizuale, duhet të vizitojë kirurgun vaskular për të kryer një ultrazë venoz. Kjo mund të përcaktojë se cilat vena kanë probleme dhe si mund të shërohet.

4- Cilat janë mundësitë e trajtimit?

Se pari: Mos u mashtroni me kremat ce po dalin neper reklama televizive kinse ajo po i hjek venat.Pacienti do te mashtrohet dhe nuk kemi ndonje dijeni se cfare substanca kimike toksike mund te kene keto krema. Per ta verifikuar dhe pacientet te binden se nuk ka asgje te vertete me keto krema mund te verifikohet ne google nepermjet FDA (federal drug administration)approval. Eshte kompani shteterore amerikane e cila ne menyre te ligjeshme i verifikon keto substanca dhe nuk jep leje per keto krema kinse sheruese. Sipas protokoleve boterore te regjistruara ne vitin 2013 NICE guidelines sherimi i venave si prioritet i jep metodave minimale invazive e ato jane:

1.Ablacioni Endovenoz Termal (shkaterrimi i mbrendshem i venes me djegje) ku hyjne:Laseri 1470,Radio-Frekuenca,me avull

2.Ablacioni apo shkaterrimi  me metoda kimike-mekanike-MOCA (mechanical Obstruction Chemical Ablation) ku hyjne:Clarivein,Flebogrif

3.Ablacioni me metoda kimike ato jane: substanca kimike te ngjajshme me deterxhentet e zakonshem si Ethoxyscleroli,Scleroma pastaj Dextrose 75%,alkooli 76%,tetja kripore 20% etj

dhe ne grupin e fundit

  1. Operacionet klasike ku perfshihet Stripingu apo Çkolitja e Venes.

5- A mund të rikthehen venat varikoze pas trajtimit?

Disa studime sugjerojnë se 20 për qind e grave me venat varikoze në legen, jo në këmbë – mund të mbeten të pa trajtuara plotësisht dhe ato të rikthehen sërish.Me metodat minimale invazive ku hyjne Laseri,Radiofrekuenca gjasat per tu rikthyer jane 5-8% ne baze te statistiakve boterore derisa me metoda kimike dhe kirurgjike gajsat per riperseritje jane permbi 45%.

6- A mund të shërohen venat varikoze pa u trajtuar fare?

Ushtrimi i rregullt, çorapet komprimuese dhe lëvizja e këmbëve mund të ndihmojë në reduktimin e simptomave, por nuk e heqin përfundimisht këtë problem.

Venat varikoze mund t’i shëroni me metodat e fundit të teknologjisë mjekësore në Ordinancën Venomed Plus – Dr. Valbon Gashi +377 44 116 718

Artikulli paraprakDallimi në mes Tomografisë së Kompjuterizuar dhe Rezonancës Magnetike
Artikulli i rradhës Gjinekologia Aida Kumnova: Edhe nënat e reja janë të rrezikuara nga Sindromi Down

Ju sugjerojmë

Një test i thjeshtë nga gishti mund të ndihmojë në monitorimin e kancerit dhe sëmundjeve kronike

14/07/2026 Jetë

Kontakti i hershëm me qentë mund t’i mbrojë foshnjat nga infeksionet

03/07/2026 Pa kategori

Mungesa e penjve kirurgjikë, SHSKUK: Furnizimi është realizuar, pritet shpërndarja në klinika dhe spitale

23/06/2026 Lajme

Njëri nga të lënduarit në gjendje të rëndë, Policia jep detaje për plagosjen e mbrëmshme në Prishtinë – edhe i dyshuari në QKUK

19/06/2026 Lajme

Parashikimi i motit për sot

12/06/2026 Lajme

Parashikimi i motit për ditën e sotme

27/05/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, PN, Prishtinë

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.