Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

QKUK nuk ka ilaç kundër kancerit të gjirit dhe të lukthit, pacientët privohen nga trajtimi

Lajme 24/08/2022
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Klinika e Onkologjise QKUK FOTO: Gazeta Shneta
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

N.V., 43-vjeçare, e cila vuan nga kanceri i gjirit, u kthye mbrapsht nga mjekët e Klinikës së Onkologjisë në QKUK të premten, kur shkoi për të marrë trajtimin.

Kjo pasi që asaj iu tha se në këtë klinikë mungon herceptina.

Vushtrriasja u privua nga trajtimi me rreze, pasi që nuk pati mundësi ta siguronte vetë këtë ilaç që kushton 1 mijë e 500 euro.

Mungesën e këtij ilaçi, i cili është targetTerapi për pacientët e prekur nga kanceri i gjirit ose i lukthit, për KIKS Kosovën e konfirmuan edhe nga Klinika e Onkologjisë.

Drejtori i kësaj klinike, doktor Arben Bislimi, tha se ky medikament mungon nga e hëna dhe se janë duke punuar që të furnizohen sa më shpejt me këtë ilaç.

“Është e vërtetë se nga e hëna, në Klinikën e Onkologjisë, ka pasë mungesë të medikamentit Trastuzumab apo si është e njohur më shumë si Herceptin dhe si rezultat i kësaj, pacientët nuk kanë arritë ta marrin të njëjtën. Jemi duke u munduar që për kohë sa më të shpejtë të bëhet furnizimi me këtë ilaç, duke prëfshi të gjithë përgjegjësit relevantë. Derisa ilaçi është në mungesë vetëm nga dita e hënë, pacientët tanë janë në normative të trajtimit dhe përcjelljes”, tha ai.

Mirëpo, deklaratën e Bislimit se ky ilaç mungon vetëm nga kjo javë e mohon vëllai i pacientes në fjalë i cili kërkoi që të mbetet anonim.

Ai hedh dyshime se ka pasur keqpërdorime, pasi thotë se mjekët e Onkologjisë i kanë thënë se mungesë të këtij ilaçi ka pasur edhe të premten.

Pohimin e tij ai e mbështet me udhëzimin mjekësor për të blerë këtë medikament që mban datën 19 gusht./Klan Kosova/

Artikulli paraprak363 raste pozitive me COVID-19 regjistrohen në Kosovë gjatë 24 orëve
Artikulli i rradhës Komuna e Istogut nënshkruan kontratë me çmim me të lartë se vlera e parashikuar

Ju sugjerojmë

Shkelje të rënda të kushteve të punës, Inspektorati mbyll 6 kantiere ndërtimi në Fushë Kosovë dhe Prishtinë

22/07/2026 Lajme

Komunat kërkojnë ndihmë urgjente pas stuhisë: Dëmet mbi 1 milion euro në Suharekë, shtatë shkolla të dëmtuara në Malishevë

22/07/2026 Lajme

Mbi 30 të lënduar nga stuhia në Shkup, disa me lëndime më serioze

22/07/2026 Lajme

Zvicra nuk ndjek shembullin gjerman: vazhdon shitja e alkoolit në stacionet hekurudhore

22/07/2026 Lajme

“Microsoft” u ka mundësuar punëtorëve tri ditë pushim në javë, produktiviteti është rritur për 40%

22/07/2026 Lajme

Mbi 4,100 të infektuar nga shpërthimi i parazitit Ciklospora në ShBA

22/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.