36-vjeçari italian u diagnostikua me të tre sëmundjet në të njëjtën kohë pas udhëtimit të fundit në Spanjë.
Shkencëtarët kanë raportuar rastin e parë të njohur të një personi që ka rezultuar pozitiv ndaj lisë së majmunit, Covid-19 dhe HIV në të njëjtën kohë, shkruan Independent.co.uk përcjell Gazeta Shneta.
Pacienti mashkull italian 36-vjeçar, zhvilloi një sërë simptomash – duke përfshirë lodhje, ethe dhe dhimbje të fytit – nëntë ditë pasi u kthye nga një udhëtim në Spanjë.
Ai u testua për herë të parë pozitiv për Covid më 2 korrik, sipas një raporti të studimit të botuar në Journal of Infection.
“Ky rast thekson se si simptomat e lisë së majmunit dhe Covid-19 mund të mbivendosen dhe vërteton se si në rast të bashkëinfeksionit, mbledhja anamnestike dhe zakonet seksuale janë vendimtare për të kryer diagnozën e saktë,” thanë studiuesit nga Universiteti i Katanias.
Studiuesit shtuan: “Meqë ky është rasti i vetëm i raportuar i virusit të lisë së majmunëve, SARS-CoV-2 dhe bashkëinfeksionit HIV, ende nuk ka prova të mjaftueshme që mbështesin se ky kombinim mund të përkeqësojë gjendjen e pacientit.
Duke pasur parasysh pandeminë aktuale SARS-CoV-2 dhe rritjen e përditshme të rasteve të lisë së majmunëve, sistemet e kujdesit shëndetësor duhet të jenë të vetëdijshëm për këtë eventualitet.” /Gazeta Shneta/




