Kryesia e Shoqatës Sindikale e Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare në Prishtinë do të mbajë protestë 15 minutëshe, nga ora 09:30 – 09:45.
Qëllimi i protestës është mos ekzekutimi i pagave nga ana e Ministrisë së Financave për punëtorët shëndetësor.
“Kryesia e Shoqates Sindikale te QKMF-Prishtine ju njofton se sot do te mbahet Protest 15 minuteshe para QKMF-Prishtine nga ora 09:30-09-45 si shenjë revolte per mos ekzekutimin e pagave te punetoreve shendetsor”, thuhet në njoftimin për media.
Punëtorët shëndetësor në institucionet e kujdesit parësor shëndetësor ende nuk i kanë marr pagat e muajit gusht.
Për këtë ka reaguar Federata e Sindikatave të Shëndetësisë të cilët kanë karkuar që të mos bëhen lojëra në kurriz të punëtorëve shëndetësorë, transmeton Gazeta Shneta.
“Vonesa e pagave të punëtorëve shëndetësor është e papranueshme dhe e dënueshme, andaj kërkojmë që sa më shpejt të ekzekutohen pavarësisht kush është përgjegjës për këtë vonesë”, thuhet në reagim.
Punëtorët shëndetësor në kujdesin parësor ende nuk i kanë marr pagat e gushtit, reagon FSSHK