Ҫdo ushqim që hanë bebja juaj, përmban lëndë ushqyese të ndryshme ku përfshin vitaminat dhe mineralet thelbësore, ndaj nëse i jepni fëmijës ushqime të shëndetshme do ta ndihmoni të rritet si duhet.
Për një sistem të shëndetshëm imunitar, këta janë përbërësit më të rëndësishëm në grupin e vitaminave dhe mineraleve për fëmijën tuaj, shkruan Practical Parenting transmeton Gazeta Shneta:
Zinku:
Zinku është një mineral që ndihmon në rritjen, forcon sistemin imunitar dhe ndihmon në shërimin e plagëve, prandaj duhet të përfshini ushqime me përmbajtje zinku në menunë e fëmijës gjatë vitit të parë.
Shumica e bebeve, kryesisht nuk kanë mungesë zinku, por nëse ndonjë prej tyre ka lindur para kohe ose nuk ha si duhet, atëherë bisedoni me pediatrin tuaj.
Për të mësuar më shumë rreth komplikimeve të shtatzënisë KLIKO KËTU.

Vitamina C
Kjo vitaminë luan një rol të rëndësishëm në parandalimin dhe shërimin e infeksioneve.
Vitamina A
Vitamina A ndihmon për t’u bërë ballë infeksioneve dhe për t’i luftuar ato. Disa të porsalindur dhe fëmijë më të rritur nuk kanë sa duhet vitaminë A, prandaj sëmurën më shpesh.
Vitamina E
Kjo vitaminë luan një rol të rëndësishëm në shërimin e shpejtë nga sëmundjet e ndryshme. /Gazeta Shneta/


