Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Për kocka dhe dhëmbë të fortë, këto janë burimet kryesore që ndihmojnë në rritje të bebës tuaj

Jetë 06/09/2022
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Ҫdo ushqim përmban disa përbërës ushqimorë të cilët luajnë rol të rëndësishëm në rritjen dhe zhvillimin e fëmijës tuaj.

Kalciumi është i rëndësishëm për rritjen dhe zhvillimin e kockave e të dhëmbëve të bebës. Gjatë muajve të parë, këtë mineral trupi e merr nga qumështi i gjirit ose formulës, shkruan Practical Parenting transmeton Gazeta Shneta.

Burimet kryesore të kalciumit janë: djathërat të forta dhe ‘djathë’ soje, pure konservë peshku të bluar me gjithë hala (sardele ose salmon), qumështi, kosi, bukë e bardhë ose produkte miellit të bardhë, akullore me qumësht, fasule, thjerrëza dhe qiqra, kungull dhe patate e ëmbël, brokoli, spinaq, bizele, hurma arabe, rrush i thatë, dhe kajsi të thata.

Vitamina D luan rol mbrojtës në disa aspekte dhe së bashku me kalciumin ndihmon në formimin e dhëmbëve dhe të kockave të fëmijës.

Për të mësuar më shumë rreth komplikimeve të shtatzënisë KLIKO KËTU.

Bebet që nuk kanë sa duhet vitaminë D në vitin e parë të jetës mund të bëhen rakitikë ose të vuajnë nga sëmundje të tjera të kockave. Pjesa më e madhe e vitaminës D merret nga rrezet e diellit dhe trupi depoziton një pjesë të saj për muajt me më pak diell.

Rakitizmi po rishfaqet në disa vende të zhvilluara, pasi fëmijët kalojnë më pak kohë jashtë dhe marrin më pak rreze dielli.

Shumë pak ushqime prej tyre siç janë drithërat që u japim fëmijëve për mëngjes tani janë të përforcuara me këtë lloj vitamine.

Burimet e vitaminës D janë: peshq të yndyrshëm si salmoni, skumbria dhe sardelet, pastaj kemi vezët, cereale të përforcuara me hekur si dhe gjalpë me mëlmesë.

Vitamina A ndihmon në rritjen e kockave të bebeve. Prej burimeve ushqyese më të pasura me këtë vitaminë janë: peshq të yndyrshëm si salmoni, skumbria dhe sardelet, gjalpi, e verdha e vezës, karota, patatet e ëmbla, mango, spinaqi, speci i kuq, pjepër, domate, kajsi të thata, brokoli dhe kungulli. /Gazeta Shneta/

Artikulli paraprakTetë faktet rreth krizave të inatit në mesin e fëmijëve, si manifesohet kjo gjendje
Artikulli i rradhës Dy urologë të QKUK-së po trajnohen për laparaskopi dhe RIRS në Universitetin ‘Firat’ të Turqisë 

Ju sugjerojmë

Mundësi punësimi për infermierë në Holandë

21/07/2026 Jetë

Anglia do të ndalojë shitjen e pijeve energjike për personat nën 16 vjeç

19/07/2026 Jetë

SHBA-të miratojnë një vaksinë të re kundër pneumokokut për fëmijët me rrezik të lartë

19/07/2026 Jetë

Mbi 70 punonjës shëndetësorë infektohen me Ebola gjatë përballjes me shpërthimin në Republikën Demokratike të Kongos

19/07/2026 Jetë

Pse mushkonjat pickojnë disa njerëz më shumë se të tjerët?

19/07/2026 Jetë

Ekspertët shpjegojnë si ndikon vapa ekstreme në organizmin e njeriut

19/07/2026 Jetë
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.