Në fillim pjesa më e madhe e lëvizjeve të foshnjës tuaj përbëhen nga reflekset, veprime instiktive që ndodhin si reagim ndaj stimulimit.
Ka disa reflekse bazë që janë të rëndësishme për jetën si reflesi i frymemarrjes, zbrazja automatike e fshikëzës dhe e zorrës së trashë si dhe refeksi i urisë që e bën foshnjën të kërkojë ushqim, shkruan Practical Parenting transmeton Gazeta Shneta.
Me rritjen dhe maturimin e saj, foshnja e vë gjithnjë e më shumë sjelljen e vet nën kontrolll në vend që të dominohet nga reflekset.
Reflekse të tjera që mund të vini re janë: kapsallitja dhe mbyllja e syve ndaj dritës së fortë dhe tërheqja nga ndjenja e dhimbjes.
Llojet e reflekseve:
Refleksi i thithjes
Foshnja thith automatikisht diçka që i vihet në gojë dhe madje mund të ketë bërë praktikë edhe në mitër duke e thithur gishtin e vet. Refleksi i mirë thithës ka shumë rëndësi për ushqyrjen e foshnjës në fillim.
Për të mësuar më shumë rreth komplikimeve të shtatzënisë KLIKO KËTU.
Refleksi i kërkimit
Nëse foshnjën e prek dicka në faqe, ajo kthen kokën anash dhe e hap gojën. Ky quhet refleksi i rrënjosjes dhe e ndihmon foshnjën të gjejë thithin.
Refleksi i shtrëngimit
Foshnja e sapolindur do t’jua shtrëngojë gishtin nëse i prekni pëllëmbën; madje shtrëngimi i saj është kaq i fortë saqë po t’i jepni foshnjës nga një gisht për ta shtrënguar në secilën dorë mund ta ngrini peshë dhe ajo ta mbajtë të gjithë peshën e trupit të vet më atë shtrëngim. Ky refleks ndodh edhe me shputat e këmbëve që mblidhen kur ia prek. Ky refleks zhduket pas pak muajsh. Foshnja duhe të mësojë ta shtrëngojë diçka me qëllim dhe jo instiktivisht.
Refleksi i trembjes
Nëse foshnja trembet nga një zhurmë e madhe apo lëvizje e papritur ajo reagon me të gjithë trupin nga refeksi i trembjes apo refleksi Moro duke hapur krahët dhë këmbët sikur dëshiron të kapë diçka duke hedhur kokën pas duke hapur sytë fort dhe ndoshta edhe duke qarë.
Refleksi i zvarritjes
Nëse e vini foshnjën e sapolindur në bark, ajo do të marrë pozicion zvarritjeje.
Refleksi i ecjes dhe hedhjes së këmbëve
Nëse e mbani foshnjën e ngritur, që t’i prekni këmbët në një sipërfaqe të fortë do të shihni refleksin e ecjes kur ajo do të lëvizë këmbët sikur ecën përpara. Po ta prekë diçka në kërci, foshnja ngre këmbën sikur do ta kapërcejë sendin që e prek. Ky refleks i ecjes zhduket pak më vonë dhe është krejt ndryshe nga ecja e qëllimshme që foshnja mëson ta bëjë plotësisht shumë muaj më vonë. /Gazeta Shneta/