Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Kërcënohet gazetarja e Gazetës Shneta, reagon AGK

Lajme 09/09/2022
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Gazetarja e Gazetës Shneta, Diellza Luzha, është kërcënuar nga Bajram Ferati, shofer i autoambulancës në Spitalin Rajonal të Mitrovicës.

Pas publikimit të artikullit për keqpërdorimin e autoambulancës së spitalit, Bajram Ferati e ka telefonuar gazetarën duke e kërcënuar dhe ofenduar.

Pas kërcënimit ndaj gazetarës ka reaguar Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës.

“Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës me shqetësim ka pranuar lajmin për kërcënimin e gazetares së Gazetës Shneta, Diellza Luzha.

Sipas ankesës së kolegëve të kësaj medie, gazetarja është kërcënuar nga njëri shofer i autoambulancës në Spitalin e Mitrovicës”, thuhet në reagimin e tyre.

Reagimi i plotë i AGK-së:

Kërcënohet gazetarja e Gazetës Shneta, Diellza Luzha

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës me shqetësim ka pranuar lajmin për kërcënimin e gazetares së Gazetës Shneta, Diellza Luzha.

Sipas ankesës së kolegëve të kësaj medie, gazetarja është kërcënuar nga njëri shofer i autoambulancës në Spitalin e Mitrovicës.

“Gazetarja Diellza Luzha ka raportuar sot përmes një artikulli për keqpërdorimin e autoambulancës në Spitalin e Mitrovicës. Për këtë shkrim, Luzha është kërcënuar nga njëri prej shoferëve, Bajram Ferati. Ferati është kontaktuar fillimisht nga gazetarja për të marr një sqarim në lidhje me keqpërdorimin e autoambulancës, por ai nuk ka pranuar të flas. Ndërkaq”, pas publikimit të artikullit, ai e ka kontaktuar gazetaren duke e kërcënuar dhe ofenduar”, thuhet në ankesën drejtuar AGK-së.

“Ngom mirë. 15 herë unë me marr autoambulancën, bonu e bindur që nuk ke me thirr ma kërkon. A u kuptuam”, ka kërcënuar Ferati. “Unë e kam marr autoambulancën dhe apet e marr”, ka thënë shoferi i autoambulancës.

AGK dënon gjuhën fyese dhe kërcënuese ndaj gazetares Luzha, njëherësh fton organet kompetente ta trajtojnë rastin me prioritet.

#SafeJournalists



Artikulli paraprakPërurohet Reparti i Pulmologjisë dhe Laboratori i Patologjisë në Spitalin Rajonal të Gjilanit
Artikulli i rradhës Po, stresi gjatë shtatzënisë ndikon edhe tek foshnja

Ju sugjerojmë

Shkelje të rënda të kushteve të punës, Inspektorati mbyll 6 kantiere ndërtimi në Fushë Kosovë dhe Prishtinë

22/07/2026 Lajme

Komunat kërkojnë ndihmë urgjente pas stuhisë: Dëmet mbi 1 milion euro në Suharekë, shtatë shkolla të dëmtuara në Malishevë

22/07/2026 Lajme

Mbi 30 të lënduar nga stuhia në Shkup, disa me lëndime më serioze

22/07/2026 Lajme

Zvicra nuk ndjek shembullin gjerman: vazhdon shitja e alkoolit në stacionet hekurudhore

22/07/2026 Lajme

“Microsoft” u ka mundësuar punëtorëve tri ditë pushim në javë, produktiviteti është rritur për 40%

22/07/2026 Lajme

Mbi 4,100 të infektuar nga shpërthimi i parazitit Ciklospora në ShBA

22/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.