Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Përurohet Reparti i Pulmologjisë dhe Laboratori i Patologjisë në Spitalin Rajonal të Gjilanit

Lajme 09/09/2022
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Gjatë përurimit të reparteve në Spitalin e Gjilanit FOTO: Ministria e Shëndetësisë
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Reparti i renovuar i Pulmologjisë, Laboratori i Patologjisë dhe pjesës së renovuar të Radiologjisë janë përuruar sot në Spitalin Rajonal të Gjilanit në pranin e Ministrit të Shëndetësisë, Rifat Latifi.

Spitali i Përgjithshëm në Gjilan për herë të parë do të bëhet me Laborator të Patologjisë.

Përmes një njoftimi të Ministrisë së Shëndetësisë thuhet se një rinovim i tillë është bërë me ndihmën e Qeverisë së Luksemburgut.

“Ky monument është shumë i rëndësishëm edhe për përmirësimin e kushteve të punës për mjekët, infermierë dhe stafin mbështetës, e njëkohësisht edhe për shërbime sa më të mira për qytetarët e Gjilanit me rrethinë. E gjitha kjo, është në frymën e angazhimeve tona për transformimin e sistemit shëndetësor në vend”, ka thënë ministri Latifi si dhe ka falënderuar Qeverinë e Dukatës së Madhe të Luksemburgut për financimin e këtij projekti.

“Sot nga ky vend ju themi faleminderit taksapaguesve të Luksemburgut për mbështetjen e vazhdueshme, të cilën e vlerësojmë shumë dhe të cilën jam i bindur se do ta arsyetojmë me punë”, tha mes tjerash ministri Latifi.

Në këtë përurim, morën pjesë edhe u.d. drejtoresha e SHSKUK-së, dr. Pranvera Zejnullahu-Raçi, kryetarja e Bordit të SHSKUK-së, dr. Aida Rexhepi, anëtarja e bordit të SHSKUK-së, dr. Agreta Gecaj- Gashi dhe kryetari i komunës së Gjilanit, z. Alban Hyseni. /Gazeta Shneta/

Gjatë përurimit të reparteve në Spitalin e Gjilanit
FOTO: Ministria e Shëndetësisë
Gjatë përurimit të reparteve në Spitalin e Gjilanit FOTO: Ministria e Shëndetësisë
Gjatë përurimit të reparteve në Spitalin e Gjilanit FOTO: Ministria e Shëndetësisë
Artikulli paraprakFurnizohet Instituti Patologjik me reagensa për Her2 dhe Ki67, pas një muaji mungesë
Artikulli i rradhës Kërcënohet gazetarja e Gazetës Shneta, reagon AGK

Ju sugjerojmë

Shkelje të rënda të kushteve të punës, Inspektorati mbyll 6 kantiere ndërtimi në Fushë Kosovë dhe Prishtinë

22/07/2026 Lajme

Komunat kërkojnë ndihmë urgjente pas stuhisë: Dëmet mbi 1 milion euro në Suharekë, shtatë shkolla të dëmtuara në Malishevë

22/07/2026 Lajme

Mbi 30 të lënduar nga stuhia në Shkup, disa me lëndime më serioze

22/07/2026 Lajme

Zvicra nuk ndjek shembullin gjerman: vazhdon shitja e alkoolit në stacionet hekurudhore

22/07/2026 Lajme

“Microsoft” u ka mundësuar punëtorëve tri ditë pushim në javë, produktiviteti është rritur për 40%

22/07/2026 Lajme

Mbi 4,100 të infektuar nga shpërthimi i parazitit Ciklospora në ShBA

22/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.