Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Shenja nr. 1 që ju keni një problem me tiroiden, sipas mjekëve

Jetë 19/09/2022
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Rreth 20 milionë njerëz në SHBA kanë një lloj sëmundjeje të tiroides, por 60 për qind e këtyre rasteve janë të padiagnostikuara, sipas Shoqatës Amerikane të Tiroides (ATA).

Kjo për shkak se shumë njerëz nuk e dinë se çfarë të kërkojnë kur bëhet fjalë për simptomat e sëmundjes së tiroides, shkruan burimi Best Life përcjell Gazeta Shneta.

Fakti është se tiroidea është një nga pjesët e trupit tonë që ndikon pothuajse në çdo aspekt të aftësisë sonë për të funksionuar, që do të thotë se një problem i tiroides mund të shfaqet në mënyra të ndryshme, pavarësisht nëse janë simptoma delikate me flokët dhe thonjtë tuaj, ose janë shfaqur shenja më të rënda si shtim apo humbje drastike në peshë.

Por nëse jeni kurioz të dini shenjën më përfundimtare se diçka nuk shkon me tiroiden tuaj, vazhdoni të lexoni për të parë se çfarë thonë ekspertët.

Një qafë e fryrë e shkaktuar nga një gushë e zmadhuar është shenja më e zakonshme e një problemi të tiroides.

“Shenja më e zakonshme e një problemi të tiroides është një qafë e fryrë e shkaktuar nga një strumë e zmadhuar,” tha Dr. Jaydeep Tripathy, mjek i kujdesit parësor në Doctor Spring, për burimin Best Life.

Në anën tjetër, endokrinologe Rajeev Sharma, shpjegon se “çdo zgjerim ose rritje jonormale e gjëndrës tiroide konsiderohet si një gushë”. Ju do ta vini re këtë zmadhim poshtë në pjesën e përparme të qafës, ku ndodhet gjëndra tiroide në formë fluture.

Gusha shfaqen në rreth pesë për qind të njerëzve në SHBA, sipas burimit John Hopkins Medicine, dhe zakonisht nuk janë kërcënuese, përveç nëse shkaku është për bazë nga kanceri i tiroides. Kështu që ia vlen gjithmonë të kontrolloni çdo gungë në qafë.

Gusha mund të vijë me një sërë simptomash të tjera

Përveç ënjtjes pranë mollës së Adamit, simptomat kryesore të gushës janë “ndjenja e shtrëngimit në zonën e fytit, ngjirja e zërit, ënjtja e venave të qafës dhe marramendja,” shpjegon Klinika Cleveland.

Por ndonjëherë gusha nuk shkakton asnjë shenjë apo simptomë, theksojnë ekspertët në Klinikën Mayo.

Përsëri, nëse mendoni se diçka nuk po shkon, bisedoni me mjekun tuaj.

Gusha mund të jetë një shenjë e një tiroides tepër aktive ose joaktive.

Dy format kryesore të sëmundjes së tiroides janë hipertiroidizmi (tiroidea tepër aktive) dhe hipotiroidizmi (tiroidea joaktive), dhe gusha mund të gjendet tek njerëzit me të dyja gjendje.

Edhe pse nuk është problem shumë i shpeshtë në SHBA, njerëzit të cilëve u mungon jodi në dietën e tyre shpesh vërejnë praninë e gushave, raporton burimi Medical News Today.

Instituti Kombëtar i Shëndetit (NIH), rekomandon që njerëzit të konsumojnë jod në mënyrë natyrale duke ngrënë peshk dhe produkte të qumështit, të dyja burime të pasura të jodit.

Trupat e grave shtatzëna prodhojnë një hormon të njohur si gonadotropina korionike humane, e cila mund të shkaktojë zmadhimin e tiroides, shpjegon Klinika Cleveland.

“Grusha e lidhur me shtatzëninë ndodh shumë më shpesh në zonat me mungesë jodi,” theksojnë burimet nga Shoqata Amerikane e Tiroides, duke shtuar se është gjithashtu relativisht e pazakontë në SHBA. /Gazeta Shneta/

Artikulli paraprakAntitrupat e mukozës në rrugët e frymëmarrjes mbrojnë kundër infeksionit me Omicron
Artikulli i rradhës Pyetje të zakonshme rreth planit B: Efektiviteti i pilulave 72-orëshe kundër shtatzënisë

Ju sugjerojmë

Mundësi punësimi për infermierë në Holandë

21/07/2026 Jetë

Anglia do të ndalojë shitjen e pijeve energjike për personat nën 16 vjeç

19/07/2026 Jetë

SHBA-të miratojnë një vaksinë të re kundër pneumokokut për fëmijët me rrezik të lartë

19/07/2026 Jetë

Mbi 70 punonjës shëndetësorë infektohen me Ebola gjatë përballjes me shpërthimin në Republikën Demokratike të Kongos

19/07/2026 Jetë

Pse mushkonjat pickojnë disa njerëz më shumë se të tjerët?

19/07/2026 Jetë

Ekspertët shpjegojnë si ndikon vapa ekstreme në organizmin e njeriut

19/07/2026 Jetë
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.