Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

“Ndërrimi i foshnjes” në Gjinekologji, infermierja i informoi gabimisht prindërit

Lajme 22/09/2022
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Një keqinformim nga infermierja ka shkaktuar një skandal në Klinikën e Gjinekologjisë në QKUK.

Mbrëmë rreth orës 22:00 janë kryer dy lindje cezariane, njëra me foshnjë të gjallë dhe tjera me foshnje të vdekur. Kjo e dyta ishte rast urgjent me gjakderdhje të rëndë, shkruan Gazeta Shneta.

Foshnjet kanë lindur rreth orë 22:10 me vetëm pak minuta diferencë. Kjo ka bërë që një infermiere e Klinikës së Neonatologjisë t’i ngatërrojë gjërat që çuan deri në skandal.

Infermierja e merr foshnjën e lindur të gjallë për ta dërguar në kujdesin neonatal. Por tek pjesa ku presin baballarët për t’u informuar, infermierja e ngatërron babain e foshnjes së lindur të gjallë, me atë të foshnjës së vdekur.

Ajo i thotë se foshnja juaj me gjini mashkullore ka lindur mirë dhe është në gjendje të mirë shëndetësore. Në fakt, kjo nuk ishte e vërtetë sepse personit i kishte lindur foshnja e vdekur dhe ishte e gjinisë femërore.

Këtë situatë e ka konfirmuar edhe drejtori i Klinikës së Gjinekologjisë Dr. Zef Ndrejaj. Ai ka thënë se një person i paautorizuar, në këtë rast infermierja e Neonatologjisë, e ka marr përsipër që t’i njoftoj palët pa të drejtë dhe i ka ngatërruar prindërit.

“Ka ndodhur një keqinformim nga një person i paautorizuar që të jap informacione tek palët. Rasti ka ndodhur mbrëmë kur një shtatzënë është futur urgjent në sallë sepse ka pasur gjakderdhje të rëndë. Këto raste janë të rëndë edhe për vendet e zhvilluara, rrallë shpëtojnë foshnjet. Ekipa kujdestare e ka bërë maksimumin por foshnja nuk është arritur të shpëtohet”, ka deklaruar Ndrejaj.

Ai ka shtuar se infermierja e ka ngatërruar prindin e fëmijës duke i dhënë informacion se foshnja është mirë, por në fakt ai kishte qenë prindi i foshnjes që kishte lindur e vdekur.

“Kanë qenë dy lindje në të njëjtën kohë. Janë kryer me vetëm disa minuta diferencë dhe këtu ka ndodhur keqkuptimi”, ka deklaruar Ndrejaj. Ai ka thënë se pret të merren masa ndaj infermieres pasi kanë urdhëresë nga menaxhmenti i SHSKUK-së se kush dhe cilët janë profesionistët që janë të autorizuar të japin informacione për palët, gjë që në këtë rast nuk është respektuar.

Pasi ka ndodhur ky keqkuptim, prindi i foshnjes së vdekur e ka thirrë Policinë e Kosovës me dyshimet se foshnja e tij është ndërruar ose mund të ketë ndodhur ndonjë lëshim tjetër.

Njësitë policore kanë dalë në vendin e ngjarjes e  po ashtu kanë njoftuar edhe Prokurorin e Shtetit lidhur me rastin, i cili ka urdhëruar që trupi i pajetë i fëmijës të dërgohet për obduksion në IML.

Rasti është iniciuar ‘Trajtim i pandërgjegjshëm mjekësor’. /Gazeta Shneta/

Artikulli paraprakNjë mënyrë jetese e shëndetshme lidhet me 90% më pak rrezik për diabetin tek gratë e predispozuara
Artikulli i rradhës Sëmundjet jo-ngjitëse shkaktojnë 74% të vdekjeve globale, njofton OBSH

Ju sugjerojmë

Mbi 7 mijë fëmijë u vaksinuan kundër fruthit në Prishtinë gjatë gjashtëmujorit të parë të vitit

22/07/2026 Lajme

IKSHPK del me rekomandime për mbrojtje nga stuhitë dhe breshëri

22/07/2026 Lajme

Çka duhet të bëjnë qytetarët në rast të stuhive? – flet eksperti i emergjencave

22/07/2026 Lajme

Azemi: Punëtorët në Kosovë po i ruan vetëm Zoti, institucionet nuk po bëjnë as minimumin për sigurinë në punë

22/07/2026 Lajme

AME me apel urgjent për kujdes dhe gatishmëri të shtuar për shkak të motit

22/07/2026 Lajme

Bilanci tragjik në rrugët e Kosovës, Dedaj ngre alarmin për mangësitë në sistemin e patentë-shoferëve

22/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.