Drejtoresha e Spitalit Rajonal të Mitrovicës, Luljeta Zhubi, ka treguar arsyet e shkarkimit të UD. Drejtoreshës së Administratës dhe Shërbimeve të Përbashkëta, Ferdane Myftarin nga kjo pozitë.
Reagimi i drejtoreshës Zhubi erdhi tre muaj pas shkarkimit të Myftarit.
Përmes një reagimi të gjatë Zhubi ka treguar se UD. drejtoresha e Administratës ka qenë në këtë pozitë si ushtrues detyre për më tepër se 11 muaj duke theksuar se pozita, Ushtrues Detyre. mund të mbahet deri në 1 vit. Në anën tjetër, në po të njejtën pozitë, si Ushtrues Detyre, Zhubi ka vendosur drejtoreshën e drejtorisë për Buxhet dhe Financa, Lutfije Gashi.
Gashi aktualisht mbanë dy pozita menaxheriale dhe për një gjë të tillë Agjencioni Kundër Korrupsion ka filluar hetimet.
Në reagimin e drejtoreshës Zhubi gjithashtu thuhet se Myftarit disa javë para së të shkarkohej i është dhënë një vërejtje me gojë për shkak të mos respektimit të orarit të punës.
Më posht mund të lexoni reagimin e plotë të drejtoreshës së Spitalit:
Në lidhje me shfuqizimin e vendimit për caktimin e ushtruesit të detyrës të Drejtorit të Administratës dhe Shërbimeve të Përbashkëta për znj. Ferdane Myftari /vendimi i datës 13.06.2022/, dhe gjithashtu në lidhje me pretendimet e theksuara nga ana e të njejtës në ankesën e dorëzuar me shkrim dhe prononcimet në mjetet e informimit, në cilësinë e drejtorit Ekzekutiv të Spitalit të Përgjithshëm – Mitrovicë, ju informoj se e njejta është sistemuar në vendin e punës sipas vendimit të mëparshëm që e ka pasur ngase në pozitën e ushtruesit të detyrës të Drejtorit të Administratës dhe Shërbimeve të Përbashkëta ka qenë me mandat të përkohshëm që do të thotë ushtrues detyre andaj në bazë të nenit 66 paragrafi 3.1 dhe paragrafi 5, të Ligjit për Zyrtarët Publik të Republikës së Kosovës / Ligji nr.06/L-114/, pozita e ushtruesit të detyrës apo më konkretisht zëvendësuesit, është me karakter të përkohshëm por nuk mund të lidhet për përiudhë më të gjatë se një vit, ku e lartpërmendura ka qenë në pozitën e ushtruesit të detyrës të Drejtorit të Administratës dhe Shërbimeve të Përbashkëta, 11 muaj.
znj. Ferdane Myftari, më datën 07.12.2021 në mbledhjen e Këshillit Drejtues të Spitalit të Përgjithshëm – Mitrovicë më datë 07.12.2021, i është dhënë vërejtje me gojë për arsye se nuk ka njoftuar se ka munguar në punë dhe nuk e ka respektuar orarin e punës një punëtor i sigurimit të pasurisë dhe personave dhe ky fakt është bërë i ditur dhe më datë 14.02.2022, po për të njejtin punëtor znj. Ferdane Myftari, i është dhënë vërejtje me shkrim për arsye se në administratën e Spitalit të Përgjithshëm – Mitrovicë është dorëzuar raporti mujor se ka qenë në punë, i cili raport është nënshkruar nga znj. Ferdane Myftari dhe shefit i sigurimit të pasurisë dhe personave, mirëpo pas njohjes së faktit nga ana ime se punëtori në fjalë nuk e ka respektuar orarin e punës, është ndryshuar raporti mujor dhe në të cilin raport, raportohet se ka punuar vetëm nga një orë në ditë dhe i cili raport është nënshkruar nga znj. Ferdane Myftari dhe shefit i sigurimit të pasurisë dhe personave.
Gjithashtu znj. Ferdane Myftari, ka caktuar takime me KFOR-in pastaj edhe Komunën e Mitrovicës, pa dijenin time të cilat kanë qenë të nivelit të drejtorit Ekzekutiv e jo të nivelit të drejtorit të Administratës dhe Shërbimeve të Përbashkëta, ku po e theksoj se më datën 14.09.2021, ka caktuar takim me KFOR-in në Spitalin e Përgjithshëm – Mitrovicë dhe nuk kam qenë në dijeni për këtë dhe nuk kam marrë pjesë në ate takim, po ashtu ka caktuar takim me drejtorin për Shëndetësi në Komunën e Mitrovicës pa dijenin time dhe pas këtij takimi më ka ofruar një kërkesë, të cilën kërkesë nuk e kam nënshkruar dhe kërkesa ka qenë që t’i drejtohemi Komunës së Mitrovicë për autoambulancë dhe aty më njoftoi për takimin që e ka pasë dhe për të cilat gjëra i’a kam tërhequr vërejtjen, se këto veprime mos të përseriten dhe të veproj dhe të punoj në bazë të kompetencave.
Më datë 11.03.2022, stafit të Administratës dhe Shërbimeve të Përbashkëta në Spitalin e Përgjithshëm – Mitrovicë, znj. Ferdane Myftari, i është drejtuar me një urdhresë ku ndër të tjera e thekson po e citoj: “se gjatë orarit të punës ndalohet grumbullimi i punëtorëve nëpër zyre të cilët nuk i përkasin vendeve të tyre të punës, për arsye se kjo dukuri shumë e shpeshtë pengon mbarëvajtjen e punës së rregullt e cila mund të reflektoj edhe në ecurinë e gjithëmbarshme të punës krahas detyrave dhe përgjegjësive të punës që i posedoni dhe për mos respektim të ndaleses do të mirren masa përkatëse”, ku për këtë shkresë jam njoftuar nga stafi i administratës të Spitalit të Përgjithshëm – Mitrovicë dhe të cilët kanë theksuar se puna në administratë është e ndërlidhur dhe po jemi të kufizuar t’i kryejm punët dhe detyrat e punës konform detyrave të punës.
Më datë 16.05.2022, znj. Ferdane Myftari, aprovon një kërkesë për mbushje të telefonit, ku edhe këtu i tejkalon kompetencat sepse përgjegjës për këto qështje eshtë drejtori Ekzekutiv dhe jo drejtori i Administratës dhe Shërbimeve të Përbashkëta, të cilën kërkesë kam kërkuar nga Zyrtari Kryesor Financiar që të mos ekzekutohet.
Më datën 01.06.2022, znj. Ferdane Myftari, i drejtohet zyrtarit të shërbimit llogaritar me kërkesë ku po e citojmë: “ju keni refuzuar të dorëzoni listat e kërkuara me arsyetimin që unë nuk kam të drejtë t’i kërkoj ato lista, me gjithë faktin unë jam pundhënëse e drejtpërdrejt e juaja, duke u mbështetur te kompetencat që kam, kërkoj nga ju dorëzimin e dokumenteve të kërkuara, andaj për mosbindje ndaj kërkesave të pundhënësit të drejtpërdrejt do të jem e detyruar të inicoj procedure disiplinore”., po e theksoj se znj. Ferdane Myftari ka kërkuar raporte të muajit maj të vitit 2021 për të punësuarit e Administratës të Spitalit të Përgjithshëm – Mitrovicë, të cilat raporte i ka kërkuar për periudhën kur nuk ka qenë u.d. drejtor i Administratës dhe Shërbimeve të Përbashkëta në Spitalin e Përgjithshëm – Mitrovicë, dhe zyrtari i shërbimit llogaritar ka kërkuar që t’i kerkoj me shkrim dhe ta arsyetoj kërkesën, ku e lartpërmendura në kërkesë nuk ka cekur arsyetim por e ka theksuar se nëse nuk i dorëzohen dokumentet do të inicoj procedurë diciplinore ndaj të njejtit.
Më datën 06.06.2022, pasi që kam qenë në pushim vjetor përmes telefonit më është drejtuar me kërkesë për pjesëmarrje në trajnim me temën: Legjislacioni për zyrtarët publik/risitë dhe ndryshimet ligjore”, të cilën kërkesë e kam refuzuar dhe më datën 07.06.2022, i është drejtuar me kërkesë kolektive z. Naser Jashari, u.d. drejtor Mjekësor për pjesëmarrje në trajnim të cilën kërkesë e ka aprovuar dhe nuk është nxjerrë asnjë vendim.
Menaxheri i Personelit i Spitalit të Përgjithshëm – Mitrovicë, më dt. 06.06.2022, gjithashtu më ka njoftuar me email për emailin e dërguar nga Shefi i Sektorit të Burimeve Njerëzore në SHSKUK në lidhje me mbajtjen e një trajnimi me pagesë nga Instituti për Drejtësi Administrative, për të cilin trajnim nuk kam kthyer përgjigje për pjesëmarrje në trajnim e ku nga Shefi i Sektorit të Burimeve Njerëzore në SHSKUK, është kërkuar që secili zyrtar që planifikon për të ndjekur këtë trajnim duhet të bëjë kërkesë individuale tek drejtori – ZKA, dhe nga ana e znj. Ferdane Myftari, siq e ceka më lartë kam pasur kërkesë për trajnim dhe për të cilin trajnim në mënyrë verbale përmes telefonit kam kërkuar që mos të marrin pjesë pasi që nuk ka qenë i natyrës obligative dhe pas kësaj znj. Ferdane Myftari, ka paraqitur kërkesë në mënyrë kolektive ku përveq saj në kërkesë i ka cekur emrat edhe për dy zyrtarë të tjerë duke mos vepruar ashtu si është kërkuar nga Shefi i Sektorit të Burimeve Njerëzore në SHSKUK, që secili zyrtar që planifikon për të ndjekur këtë trajnim duhet të bëjë kërkesë individuale tek drejtori – ZKA, dhe po ashtu e lartpërmendura pa njohurinë dhe autorizimin e Menaxherit të Personelit të Spitalit të Përgjithshëm – Mitrovicë, ka shënuar edhe emrin e tij në kërkesën për trajnim, e që do të thotë se ka bërë tejkalim të kompetencave ligjore ngase zyra e personelit në bazë të nenit 14. par. 2 të Ligjit për Zyrtarët Publik të Republikës së Kosovës /Ligji nr.06/L – 114/, është në varësi të drejtpërdrejtë të udhëheqësit më të lartë administrativ të institucionit respektivisht në rastin konkret të Drejtori Ekzekutiv, e aq më parë kur duhet marrë për bazë faktin se trajnimi i lartëcekur ka qenë i organizuar nga IDA me pagesë nga ana e pjesëmarrësve dhe nuk ka qenë i natyrës detyruese për të gjithë zyrtarët por kanë pas të drejtë pjesëmarrje vetëm ata zyrtar të cilët kanë planifikuar dhe kanë shprehur gadishmërinë për pjesëmarrje sipas emailit të Shefit të Sektorit të Burimeve Njerëzore në SHSKUK, e gjithëherë duke pasur në konsideratë ruajtjen dhe respektimin e buxhetit të Spitalit.
Prandaj pretendimet e znj. Ferdane Myftari, të theksuara në ankesë dhe në mjetet informative në lidhje me zyrtarin e personelit fare nuk qëndrojnë dhe janë të pabazuara dhe nuk kanë mbështetje ligjore.
Andaj duke marrë për bazë një mori shkeljesh ligjore nga ana e të njejtes që e vertetojnë faktin se e njejta gjatë ushtrimit të detyrës së lartëcekur nuk ka dëshmuar profesionalizëm dhe respektim të detyrave dhe përgjegjësive që i ka pasur në vendin e punës si dhe duke e marrë për bazë faktin se e njejta në pozitën e ushtruesit të detyrës ka qenë me afat të përkohshëm siq është theksuar edhe më lartë pra ka qenë ushtrues detyre dhe në përfundim të këtij mandati, prandaj duke u bazuar në dispozitat ligjore dhe të lartëcekurat kam vendosur që e njejta të sistemohet në vendin dhe detyrat e punës ku ka qenë e caktuar më herët në bazë të kontratës që e ka pasur.
Andaj pretendimet e znj. Ferdane Myftari se e njeta ka treguar profesionalizëm dhe përkushtim gjithashtu në pozitën ushtruesit të detyrës të Drejtorit të Administratës dhe Shërbimeve të Përbashkëta, janë të pabazuara ngase nuk ka kanë mbështetje faktike dhe as ligjore.
Gjithashtu dua të theksoj faktin se e njejta gjatë Pandemisë, nga ana e Komitetit të SHSKUK-së për menaxhim të situatës me COVID-19, në mbledhjen e dt. 08.04.2021, është kërkuar nga ana e drejtorëve dhe kryeinfermierëve për caktimin e Infermierëve në njësitë COVID pa përjashtime ashtu që edhe nga ana e Kordinatorëve të Spitalit të Përgjithshëm – Mitrovicë, në kërkesëm me shkrim të dt. 18.03.2021, znj. Ferdane Myftari është njftuar që të ndërpres Edukimin e Vazhdueshëm Profesional dhe është venmdos që e njejta të sistemohet në njësitë COVID, mirëpo edhe pse e njejta është caktuar që të punoj si infermiere në njësitë COVID prap se prap e njeta nuk i është përgjigjur dhe ka refuzuar të punoj në këto njësi me COVID, fakte të cilat vërtetohen me njoftimet me shkrim të dt. 06.04.2021, 07.04.2021 dhe 13.04.2021, për çka më dt. 18.05.2021 dhe 15.06.2021 ndaj znj. Ferdane Myftari janë shkruar edhe fletëparaqitjet për shkelje disiplinore.