Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Shkarkohet nga pozita e ud. drejtoresha e Administratës në Spitalin e Mitrovicës, Ferdane Myftari

Lajme 15/06/2022
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Drejtoresha e Spitalit Regjional të Mitrovicës, Luljeta Zhubi, ka shkarkuar dy ditë më parë nga pozita e UD. Drejtoreshën e Administratës dhe Shërbimeve të Përbashkëta, Ferdane Myftarin.

Myftari thotë se për një vendim të tillë nuk është lajmëruar paraprakisht përmes email- it zyrtarë, madje ajo sqaron se për një vendim të tillë nuk ka qenë i njoftuar as këshilli drejtues e as bordi.

“Unë kam shku me diskutu rreth punëve që i kemi pas edhe më tha që po më vjen keq por kam marrë vendim me të shkarku, kjo ka qenë. Jo, as në email nuk më ka tregu”, sqaroi ajo.

Ajo thotë se deri më tani nuk ka pranuar asnjë arsyetim për shkarkimin e saj nga ana e drejtoreshës së spitalit.

“Arsye nuk më ka dhënë. Kjo punë ka shkuar si vendim i risistemimit të vendit të punës”, tregon tutja ajo për Gazetën Shneta.

Drejtoresha Zhubi sqaron se një vendim i tillë është marrë për shkak të riorganizimit të punës dhe tashmë në pozitën e Myftarit është vendosur zyrtarja për financa, në po të njejtën pozitë, Ushtrues Detyre, pasi që ende nuk është hapur konkursi për këtë pozitë. Në anën tjetër, Zhubi bënë të ditur se kah muaji shtator do të hapet konkursi, “pas pushimeve të verës”.

“Po. Riorganizimi i vendit të punës. Zyrtarën për Financa (e kam përcaktuar në këtë pozitë) po është UD deri në konkurs, e planifikojmë diku pas pushimeve verore diku në shtator”, thotë ajo, përderisa shton se vendimi për shkarkim të Myftarit ka qenë vendim i brendshëm.

“Ka qenë vendimi ynë i brendshëm. Nuk ka nevojë (me bisedu me bord) se atë bordi nuk e ka emru e kam emru unë kur e kam marrë pozitën unë jam përgjegjëse nëse e shkarkoj apo e riemroj dikë tjetër”, pohon ajo për Gazetën Shneta.

Zhubi gjithashtu bënë të ditur se dje e ka lajmëruar Myftarin për shkarkim ndërsa masnesër, 16.06.2022, fillon punën në pozitën e re si udhëheqëse në qendrën riedukimit të vazhdueshëm profesional infermierorë.

“Gojarisht e kam njoftu. Ne i mbajme mbledhjet e mëngjesit dhe në takim përsonalisht e kam njoftu. Përmes email-it e kisha njoftu nëse ish kon ma larg diku ne cdo ditë i kemi mbledhjet e mengjesit”, tregon ajo.

Myftari ka qenë në pozitën UD e drejtorisë së Administratës që nga 14 korriku i vitit të kaluar./Gazeta Shneta/

Artikulli paraprakBashkimi Evropian, ka blerë 110,000 doza vaksinash kundër lisë së majmunëve
Artikulli i rradhës Haxhi Avdyli reagon ndaj shkarkimit të Ferdane Myftarit, i del në mbrojtje

Ju sugjerojmë

Foshnja vdiq nga uria, prindërit gjermanë dënohen me burgim të përjetshëm

21/07/2026 Lajme

Tre të vdekur nga hantavirusi në Venezuelë

21/07/2026 Lajme

IQK ndalon punimet në 16 vendpunishte për shkelje ligjore që rrezikojnë punëtorët

21/07/2026 Lajme

IHMK lëshon paralajmërim, stuhi të fuqishme priten të mërkurën në gjithë Kosovën

21/07/2026 Lajme

Mjekët mbeten pa fjalë: Gruaja 34-vjeçe në Australi sjell në jetë katër vajza identike

21/07/2026 Këshilla për shtatzëna

Tragjedi nga përkeqësimi i kushteve atmosferike, vdes 61-vjeçari në Pozheran të Vitisë

21/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.