Fillim të një epoke të re e ka quajtuar ditën e sotme Ministri i Shëndetësisë, Rifat Latifi, pas miratimi të Udhëzimit Administrativ për licencimin e personelit shëndetësor të huaj.
Përmes këtij Udhëzimi Administrativ profesionistët shëndetësor të huaj lirohen nga obligimi për pajisje me leje qëndrimi.
“Sot shënohet fillimi i një epoke të re në angazhimin e profesionistëve shëndetësor në Republikën e Kosovës nga mërgata dhe nga ata që kanë përfunduar shkollimin në vendin tonë dhe më gjerë. Ky Udhëzim Administrativ lehtësonë procedurat për të cilat kanë kaluar, ka qenë një barrierë e madhe burokratike dhe i kanë larguar profesionistët tanë që të vazhdojnë të kërkojnë licencë këtu. Është lehtësuar procedura për ata që vijnë për qëllime humanitare në institucionet shëndetësore publike”, është shprehur ministri gjatë konferencës për media.
Ministri Latifi shtoi se licencimi i profesionistëve shëndetësor të huaj të cilët angazhohen në Institucionet Shëndetësore Publike në Kosovë do të jenë pesë vjecare si dhe do të largohet çdo taksë administrative për aplikim.
Gjithashtu ministri theksoi se për profesionistët shëndetësore dëshirojnë të arrijnë marrëveshje ndërshtetërore njohja e diplomave specialistike dhe subspecialistike e tyre do të bëhet në mënyrë të drejtpërdrejtë.
Udhëzimi Administrativ për licencimin e punëtorëve shëndetësor të huaj është miratuar sot gjatë mbledhjes së Qeverisë./ Gazeta Shneta/




