Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Latifi shpenzoi rreth 5500 Euro për gjashtë udhëtime, i refuzoi mbi 2600 Euro avance

Lajme 04/10/2022
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Ministri i Shëndetësisë Rifat Latifi ka shpenzuar rreth 5500 Euro për gjashtë udhëtime brenda nëntë muajsh, ndërsa ka refuzuar mbi 2600 Euro avance për këto udhëtime.

Ministri i Shëndetësisë Rifat Latifi shquhet për vizita të shpeshta jashtë vendit. Bazuar në Ligjin për Qasje në Dokumente Publike, Gazeta Express ka siguruar të dhënat zyrtare nga MSh se sa i kanë kushtuar buxhetit të shtetit udhëtimet e tij që nga marrja e mandatit.

Për nëntë muaj (janar-shtator 2022), ministri i Shëndetësisë Rifat Latifi ka shpenzuar 2 mijë e 990 euro për bileta të aeroplanit për gjashtë udhëtime. Tri udhëtime ministri Latifi i ka realizuar në Austri dhe tri të tjera në Norvegji, Turqi dhe Greqi. Për këto udhëtime bashkë me një tjetër vizitë në Shqipëri, ministri Latifi ka shpenzuar edhe 2 mijë e 461 euro për akomodim dhe ushqim.

Biletën më të shtrenjtë që e ka paguar ka qenë ajo për udhëtimin në Turqi që është realizuar në datat 21-25 mars 2022, shuma e biletës është 792.59 euro. Në këtë udhëtim ministri Latifi i ka shpenzuar edhe 225 euro shtesë që MSh i klasifikon si “Shpenzimet para xhepi/ ushqim”.

Për udhëtimin në Austri të realizuar në datat 13-19 gusht 2022, ministri Latifi ka paguar biletë me shumën 633.57 euro. Në këtë udhëtim, ministri Latifi ka shpenzuar edhe 1 mijë e 102 euro, për akomodim dhe ushqim. Pra, 425.70 euro për akomodim dhe 677.16 euro për shpenzimet “para xhepi dhe ushqim”.

Një biletë aeroplani prej 508.51 euro ministri Latifi e ka paguar për një udhëtim tjetër në Austri, të cilin e ka realizuar në datat 13-16 korrik. Për këtë udhëtim nga buxheti i shtetit ai ka shpenzuar edhe 706.86 euro. Nga kjo shumë 255.42 euro janë paguar për akomodim dhe 451.44 euro për shpenzimet “para xhepi dhe ushqim”.

Bileta e aeroplanit për udhëtimin e ministrit Latifi në Greqi, shtetit të Kosovës i ka kushtuar 440.05 euro. Në këtë udhëtim ministri ka shpenzuar edhe 284 euro të tjera për ushqim.

Në dy udhëtime, ministri ka refuzuar t’i shpenzojë paratë e shtetit për akomodim dhe ushqim. Në vizitën e tij në Norvegji ai ka paguar nga paratë e tij 1 mijë e 253 euro, ndërsa në një udhëtim tjetër në Austri ai ka shpenzuar 1 mijë e 400 euro nga paratë e tij.

Në tabelat më poshtë mund të lexoni më shumë detaje rreth shpenzimeve të udhëtimeve të ministrit Latifi. /Gazeta Express

Artikulli paraprakReagimi i çuditshëm i SHSKUK-së për Fakultetin e Mjekësisë, përzihet në kompetencat e UP-së
Artikulli i rradhës Mungesa e anesteziologëve në QKUK – Listat e pritjeve për operacione deri në tri vjet

Ju sugjerojmë

Foshnja vdiq nga uria, prindërit gjermanë dënohen me burgim të përjetshëm

21/07/2026 Lajme

Tre të vdekur nga hantavirusi në Venezuelë

21/07/2026 Lajme

IQK ndalon punimet në 16 vendpunishte për shkelje ligjore që rrezikojnë punëtorët

21/07/2026 Lajme

IHMK lëshon paralajmërim, stuhi të fuqishme priten të mërkurën në gjithë Kosovën

21/07/2026 Lajme

Mjekët mbeten pa fjalë: Gruaja 34-vjeçe në Australi sjell në jetë katër vajza identike

21/07/2026 Këshilla për shtatzëna

Tragjedi nga përkeqësimi i kushteve atmosferike, vdes 61-vjeçari në Pozheran të Vitisë

21/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.