Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Kërkohet të inkurajohen nënat për gjidhënie në Kosovë

Lajme 06/10/2022
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Në kuadër të javës botërore të gjidhënies, UNICEF-i në Kosovë, mbajti të enjten një bashkëbisedim me doktoreshën Mynavere Hoxha.

Ajo bëri apel që të inkurajohen nënat për gjidhënie, pasi tha se qumështi i gjirit është i pazëvendësueshëm.

Doktoresha Hoxha tha se qumështi i gjirit është i rëndësishëm për foshnjën dhe shëndetin e nënës.

“Të ushqyerit me gji është shumë i rëndësishëm si për shëndetin e foshnjës, ashtu edhe për shëndetin e nënës dhe gjithë komunitetin. Foshnjat që ushqehen me gji kanë gjasa të mbijetojnë gjashtë herë më tepër se ata që ushqehen me qumësht të formulës. Janë të mbrojtura nga sëmundjet diareale, infeksionet e rrugëve të frymarrjes që janë dy vrasësit kryesor në muajt e parë të jetës për foshnjat”, tha ai.

Megjithatë, ajo shprehu shqetësimin se nënat në Kosovë kanë filluar të zbehin interesimin për gjidhënie.

“Nënat kanë filluar të zbehin interesimin që të ushqejnë me gji. Roli i punëtorëve shëndetësor është që të inkurajojnë, ndihmojnë nënat të japin leksione vetëdijësuese për nënat, familjet dhe popullatën, pasi qumështi i gjirit është i pazëvendësueshëm”, theksoi ajo.

Krahas kësaj, ajo bëri thirrje nënat që të vaksinohen ndaj COVID-19 dhe mos të ndalojnë gjidhënien edhe nëse janë me virusin corona. /kp/

Artikulli paraprakKjo është letra e dorëheqjes së Latifit drejtuar kryeministrit Kurti
Artikulli i rradhës Arben Vitia flet për mundësinë e kthimit në MSH: Planet i kam të tjera

Ju sugjerojmë

Zvicra nuk ndjek shembullin gjerman: vazhdon shitja e alkoolit në stacionet hekurudhore

22/07/2026 Lajme

“Microsoft” u ka mundësuar punëtorëve tri ditë pushim në javë, produktiviteti është rritur për 40%

22/07/2026 Lajme

Mbi 4,100 të infektuar nga shpërthimi i parazitit Ciklospora në ShBA

22/07/2026 Lajme

Rritet numri i viktimave nga tërmeti në Venezuelë, arrin në 5,346

22/07/2026 Lajme

Gjermani: Shtohet dhuna e seksualizuar ndaj të miturve

22/07/2026 Lajme

Aksidentet në komunikacion ua morën jetën 46 kosovarëve për 6 muaj

22/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.