Bordi i Shërbimit Spitalor Klinik Universitar ka reaguar pas djegies së veturës së drejtorit të Auditorit të Brendshëm të këtij institucioni, Musa Vitisë.
Bordi ka deklaruar se kjo ka ndodhur derisa Vitia po raportonte në mbledhjen e këtij organi, teksa kjo është vetura e dytë e Vitisë e djegur brenda pak javësh në të njëjtin vend, shkruan Gazeta Shneta.
“Bordi Drejtues dhe drejtoria e ShSKUK-së shprehen të shqetësuar me këtë rast, meqë djegia e veturës së të njëjtit zyrtar ka ndodhur edhe para disa javësh dhe kërkojnë nga organet kompetente të hetojnë rastin në detaje”, kanë deklaruar nga Bordi Drejtues.
Reagimi i plotë:
Shërbimi Spitalor dhe Klinik Universitar i Kosovës (ShSKUK), njofton se sot derisa po mbahej mbledhja e Bordit Drejtues të ShSKUK-së dhe ishte duke raportuar drejtori i Njësisë së Auditimit të Brendshëm të ShSKUK-së, vetura e tij private është djegur në parkingun e drejtorisë së përgjithshme të ShSKUK-së.
ShSKUK menjeherë ka njoftuar Policinë e Kosovës dhe Zjarrëfikësit të cilët kanë dalë në vendin e ngjarjes.
Bordi Drejtues dhe drejtoria e ShSKUK-së shprehen të shqetësuar me këtë rast, meqë djegia e veturës së të njëjtit zyrtar ka ndodhur edhe para disa javësh dhe kërkojnë nga organet kompetente të hetojnë rastin në detaje.




