Spitali Regjional në Pejë pritet të nënshkruaj nesër kontrat në vlerë dy mijë e 900 euro për të furnizuar dhe montuar dyer dhe dritare në repartin e Psikiatrisë.
Kompania “GREEN CONSTRUCTION” SH.P.K është përfituese e tenderit “Furnizimi dhe montimi i dyerve dhe dritare në Repartin e Psikiatrisë”. Në këtë aktivitet të prokurimit janë dorëzuar pesë oferta të kontratës.
Çmimi më i ulët ka qenë kriter për të përfituar tenderin.
Vlera e parashikuar për këtë kontratë ka qenë tre mijë e 800 euro. /Gazeta Shneta/
ShSKUK nesër nënshkruan kontratën në vlerë mbi 382 mijë euro për pajisje oftalmologjike




