Sejdë Tolaj, ud. kryeshefi i ri i Agjencisë për Produkte dhe Pajisje Medicinale ka mbajtur një takim me përfaqësues të Shoqatës Farmaceutike të Kosovës, Florina Berisha dhe Besim Azemi.
Sipas njoftimit nga Ministria e Shëndetësisë, temë e diskutimit ishte domosdoshmëria e bashkëpunimit midis Agjensisë së Kosovës për Produkte dhe Pajisje Medicinale (AKPPM) dhe Shoqatës së Farmacisteve të Kosovës (ShFK).
“Tolaj i njoftoi përfaqësuesit e ShFK lidhur me objektivat e përcaktuara në planin e performancës të cilat synon t’i arrijë AKPPM bazuar në resurset profesionale që i ka në dispozicion. Po ashtu, znj. Berisha prezantoi pikëpamjet dhe rekomandimet e SHDFK-së të cilat duhet ta shoqërojnë bashkëpunimin e mëtutjeshëm midis AKPPM-së dhe ShFK-së”, është thënë në njoftim. /Gazeta Shneta/



