Evropa ka pësuar një rënie prej 14% të lindjeve të gjalla në janar të vitit 2021, vetëm nëntë deri në dhjetë muaj pas kulmit të parë të epidemisë së COVID-19 dhe bllokimeve të para, krahasuar me numrin mesatar të lindjeve të gjalla mes periudhave janar 2018 dhe 2019.
Studimi i cili është publikuar në ‘Human Reproduction’, shpjegon se ulja mund të lidhet me bllokimet e vendosura në shumë vende evropiane dhe jo me njerëzit që infektohen me COVID-19 dhe që hasin probleme si pasojë e infeksionit, si vdekjet, aborte apo lindje të vdekura, transmeton Gazeta Shneta.
Autori i parë i studimit Dr. Léo Pomar, nga Spitalin Universitar i Lozanës, Zvicër, tha se:
“Rënia e lindjeve nëntë muaj pas fillimit të pandemisë duket të jetë më e madhe. E zakonshme në vendet ku sistemet shëndetësore ishin në vështirësi dhe kapaciteti në spitale ishte tejkaluar. Kjo çoi në bllokime dhe masa distancuese sociale për të frenuar pandeminë.
“Sa më të gjata të jenë bllokimet, aq më pak shtatzëni kanë ndodhur në këtë periudhë, edhe në vendet që nuk janë prekur rëndë nga pandemia. Mendojmë se frika e çifteve për një krizë shëndetësore dhe sociale në kohën e valës së parë të COVID-19 kontribuoi në ulje e lindjeve të gjalla nëntë muaj më vonë”.
Pandemitë e mëparshme në shekujt 20 dhe 21, të tilla si pandemia e gripit spanjoll të vitit 1918 dhe shpërthimet e virusit Ebola të vitit 2013 dhe Zika në vitin 2016, u shoqëruan gjithashtu me një rënie të nivelit të lindjeve nëntë muaj pas kulmit të tyre.
Arsyet ishin shkalla e lartë e vdekshmërisë tek prindërit për dy pandemitë e para dhe shkalla e lartë e vdekjes fetale si pasojë e ekspozimit të drejtpërdrejtë ndaj Zikës.
Studiuesit e hulumtimit aktual u pyetën nëse një prirje e ngjashme do të shihej pas pandemisë COVID-19.
Në nivel kombëtar, ulje të natalitetit në janar 2021 u pa në Belgjikë (12% ulje), Estoni (13%), Francë (14%), Itali (17%), Letoni 15.5%), Lituani (28%), Portugalia (18%), Rumania (23%), Rusia (19%), Spanja (23.5%), Ukraina (24%), Anglia dhe Uellsi (13%) si dhe Skocia (14%). /Gazeta Shneta/




