Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Lindjet e fëmijëve në Evropë, u ulën me 14 për qind muajt pas fillimit të pandemisë me COVID

Lajme 14/10/2022
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Evropa ka pësuar një rënie prej 14% të lindjeve të gjalla në janar të vitit 2021, vetëm nëntë deri në dhjetë muaj pas kulmit të parë të epidemisë së COVID-19 dhe bllokimeve të para, krahasuar me numrin mesatar të lindjeve të gjalla mes periudhave janar 2018 dhe 2019.

Studimi i cili është publikuar në ‘Human Reproduction’, shpjegon se ulja mund të lidhet me bllokimet e vendosura në shumë vende evropiane dhe jo me njerëzit që infektohen me COVID-19 dhe që hasin probleme si pasojë e infeksionit, si vdekjet, aborte apo lindje të vdekura, transmeton Gazeta Shneta.

Autori i parë i studimit Dr. Léo Pomar, nga Spitalin Universitar i Lozanës, Zvicër, tha se:

“Rënia e lindjeve nëntë muaj pas fillimit të pandemisë duket të jetë më e madhe. E zakonshme në vendet ku sistemet shëndetësore ishin në vështirësi dhe kapaciteti në spitale ishte tejkaluar. Kjo çoi në bllokime dhe masa distancuese sociale për të frenuar pandeminë.

“Sa më të gjata të jenë bllokimet, aq më pak shtatzëni kanë ndodhur në këtë periudhë, edhe në vendet që nuk janë prekur rëndë nga pandemia. Mendojmë se frika e çifteve për një krizë shëndetësore dhe sociale në kohën e valës së parë të COVID-19 kontribuoi në ulje e lindjeve të gjalla nëntë muaj më vonë”.

Pandemitë e mëparshme në shekujt 20 dhe 21, të tilla si pandemia e gripit spanjoll të vitit 1918 dhe shpërthimet e virusit Ebola të vitit 2013 dhe Zika në vitin 2016, u shoqëruan gjithashtu me një rënie të nivelit të lindjeve nëntë muaj pas kulmit të tyre.

Arsyet ishin shkalla e lartë e vdekshmërisë tek prindërit për dy pandemitë e para dhe shkalla e lartë e vdekjes fetale si pasojë e ekspozimit të drejtpërdrejtë ndaj Zikës.

Studiuesit e hulumtimit aktual u pyetën nëse një prirje e ngjashme do të shihej pas pandemisë COVID-19.

Në nivel kombëtar, ulje të natalitetit në janar 2021 u pa në Belgjikë (12% ulje), Estoni (13%), Francë (14%), Itali (17%), Letoni 15.5%), Lituani (28%), Portugalia (18%), Rumania (23%), Rusia (19%), Spanja (23.5%), Ukraina (24%), Anglia dhe Uellsi (13%) si dhe Skocia (14%).  /Gazeta Shneta/

Artikulli paraprakKryeshefi i AKPM-së dhe Shoqata e Farmacistëve pajtohen për bashkëpunim
Artikulli i rradhës Paneli i urgjencës së OBSH-së mblidhet për të diskutuar situatën pandemike me COVID

Ju sugjerojmë

Foshnja vdiq nga uria, prindërit gjermanë dënohen me burgim të përjetshëm

21/07/2026 Lajme

Tre të vdekur nga hantavirusi në Venezuelë

21/07/2026 Lajme

IQK ndalon punimet në 16 vendpunishte për shkelje ligjore që rrezikojnë punëtorët

21/07/2026 Lajme

IHMK lëshon paralajmërim, stuhi të fuqishme priten të mërkurën në gjithë Kosovën

21/07/2026 Lajme

Mjekët mbeten pa fjalë: Gruaja 34-vjeçe në Australi sjell në jetë katër vajza identike

21/07/2026 Këshilla për shtatzëna

Tragjedi nga përkeqësimi i kushteve atmosferike, vdes 61-vjeçari në Pozheran të Vitisë

21/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.