Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Paneli i urgjencës së OBSH-së mblidhet për të diskutuar situatën pandemike me COVID

Lajme 14/10/2022
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Komiteti i urgjencës rreth situatës pandemike të COVID-19, i Organizatës Botërore të Shëndetësisë u takua të enjten për të diskutuar nëse pandemia ende kërkon nivelin më të lartë të alarmit që mund të ketë agjensia shëndetësore e OKB-së.

Komiteti mblidhet çdo tre muaj për të diskutuar mbi pandeminë dhe raportohet më pas gjendja tek shefi ekzekutiv i OBSH-së Tedros Adhanom Ghebreyesus, shkruan Medical Xpress transmeton Gazeta Shneta.

Herën e fundit doli në përfundim se pandemia ende përbën një emergjencë të shëndetit publik me shqetësim ndërkombëtar – niveli më i lartë i alarmit të OBSH-së.

Komiteti kryesohet nga mjeku francez Didier Houssin dhe ka 18 anëtarë të tjerë si dhe 11 këshilltarë. Mes tjerash, ky komitet mblidhet për herë të 13-të që nga janari 2020.

“Është e qartë, ne jemi në një situatë shumë të ndryshme tani nga ajo ku ishim kur komiteti rekomandoi që unë të deklaroja një emergjencë të shëndetit publik me shqetësim ndërkombëtar më shumë se 33 muaj më parë,” tha Tedros në një konferencë për shtyp të mërkurën.

“Ne kemi të gjitha mjetet që na duhen për t’i dhënë fund emergjencës në çdo vend. Por pandemia nuk ka mbaruar dhe ka shumë punë për të bërë.

“OBSH do të informojë komitetin mbi situatën aktuale globalisht dhe do të paraqesë shqetësimet tona në lidhje me rreziqet e vazhdueshme për popullatën e botës, me boshllëqe të mëdha vaksinimi, mbikëqyrje të reduktuar, shkallë të ulët të testimit dhe sekuencës, dhe pasiguri në lidhje me ndikimin e mundshëm të varianteve”, tha ai.

Maria Van Kerkhove, drejtuesja teknike e OBSH-së për COVID-19, tha se virusi po qarkullonte ende në një “nivel tepër intensiv” në të gjithë botën.

Javën e kaluar u raportuan më shumë se tre milionë raste – një nënvlerësim pasi normat e testimit dhe raportimit kanë rënë.

Më shumë se 618 milionë raste të COVID dhe mbi 6.5 milionë vdekje janë raportuar deri më tani në OBSH. /Gazeta Shneta/

Artikulli paraprakLindjet e fëmijëve në Evropë, u ulën me 14 për qind muajt pas fillimit të pandemisë me COVID
Artikulli i rradhës Këshilla për trajtimin e gripit në shtëpi, manifestimi i gjendjes

Ju sugjerojmë

Foshnja vdiq nga uria, prindërit gjermanë dënohen me burgim të përjetshëm

21/07/2026 Lajme

Tre të vdekur nga hantavirusi në Venezuelë

21/07/2026 Lajme

IQK ndalon punimet në 16 vendpunishte për shkelje ligjore që rrezikojnë punëtorët

21/07/2026 Lajme

IHMK lëshon paralajmërim, stuhi të fuqishme priten të mërkurën në gjithë Kosovën

21/07/2026 Lajme

Mjekët mbeten pa fjalë: Gruaja 34-vjeçe në Australi sjell në jetë katër vajza identike

21/07/2026 Këshilla për shtatzëna

Tragjedi nga përkeqësimi i kushteve atmosferike, vdes 61-vjeçari në Pozheran të Vitisë

21/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.