Me gripin dhe Covid-19 në këtë dimër, mund të duket e pamundur t’i shmangesh plotësisht kësaj goditjeje të dyfishtë.
Megjithatë, ju nuk jeni plotësisht në mëshirën e këtyre viruseve. Ekziston një suplement i fuqishëm që mund t’i japë imunitetit tuaj një rritje shtesë, sipas hulumtimeve, shkruan Express.co.uk përcjell Gazeta Shneta.
Një meta-analizë e 28 provave të rastësishme, e botuar në ‘British Medical Journal’, krijon një arsye të fortë për t’i bërë suplementet e zinkut të preferuarat për këtë dimër.
Zinku është një mineral që ndihmon në procese të ndryshme në trupin tuaj, duke përfshirë krijimin e qelizave dhe enzimave të reja, shërimin e plagëve dhe përpunimin e pjesëve të caktuara të ushqimit tuaj.
Studiuesit zbuluan se përdorimi i suplementit si parandalim ose preventiv ishte në gjendje të ulte rrezikun e prekjes nga sëmundje të ngjashme me gripin me 68 për qind.
Për më tepër, zinku gjithashtu mund të ofrojë një ndihmë kur të prekeni me virusin, me aftësinë e tij për të shkurtuar kohëzgjatjen e simptomave tuaja.
Duke parë 5,446 pjesëmarrës, ekipi hulumtues zbuloi se trajtimi me zink ishte në gjendje të shkurtonte periudhën e simptomave me rreth dy ditë për të qenë të saktë.
Përveç gripit, zinku u tregua gjithashtu se zvogëlon rrezikun e kapjes së një ftohjeje – një tjetër fajtor mbizotërues i lidhur me muajt e ftohtë. /Gazeta Shneta/


