Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Mungesa e ligjit, mundësi për abuzim me produktet farmaceutike

Lajme 18/10/2022
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Qytetarët e Kosovës vazhdojnë të paguajnë çmimet më të larta të barnave në rajon, për shkak që në Kosovë mungon ligji për rregullimin e çmimit të produkteve farmaceutike.

Ata të cilët i shesin barnat thonë se ligji do të ndihmonte në punën e tyre dhe do të ndikonte në jetën e qytetarëve.

Nga Ministria e Shëndetësisë thonë se projektligji është finalizuar dhe se javën tjetër do të procedohet.

“Nëse në secilën barnatore të Republikës së Kosovës çmimet do të ishin të njëjta, atëherë nuk do të kishte nevojë të vinte tek një konkurrencë jo lojale, sepse në Kosovë aktualisht ekziston një konkurrencë jo lojale, gjë që abuzohet me çmimet, kontrabandohet me bar”, ka thënë për Radio Kosovën, Dardane Mehaj, farmaciste komunitare.

Ajo thotë se ligji do të rregullonte punën e farmacistëve dhe do t’ua lehtësonte jetën qytetarëve, duke mos e pasur problematike vendin se ku të gjejnë barna me çmime më të lira.

“Nëse do të rregullohej kjo rregullativë, ky ligj, kish me qenë më e lehtë edhe për neve si farmacistë e edhe për qytetarët, sepse puna e jonë është t’ua shpjegojmë recetën dhe t’ua dhamë këshillat pacientëve e t’iu tregojmë si merret bari kur të na pyesin, e jo t’ua tregojmë çmimin sa kushton.

Aktualisht në çdo farmaci pyetja e çdo pacienti është sa kushton ky barni”, tha ajo.

Deputetit të PDK-së, Bekim Haxhiu, i cili është anëtar i Komisionit për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale, deklaroi se me iniciativën e tyre Projektligji për rregullimin e çmimit të barnave, ishte dorëzuar në kuvend, mirëpo nuk ishte votuar nga deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje.

“Na e kemi dorëzuar projektligjin për rregullimin e çmimit të barnave, e kemi dorëzuar në kuvend për t’i ndalur çmimet abuzive, mirëpo, për fat të keq, nuk është votuar prej deputetëve të Vetëvendosjes.

Është refuzuar një projektligj që rregullon çmimin e barnave derisa pacientet përball institucioneve publike kontraktojnë dhe blejnë 300 për qind më shtrenjtë”, tha Haxhiu.

Nga Ministria e Shëndetësisë kanë thënë për Radio Kosovën se projektligji është finalizuar dhe pritet që ligji të kalojë gjatë këtij viti.

Artikulli paraprak“Në përkujtim të Nazit” – vdes zyrtarja e Spitalit të Pejës
Artikulli i rradhës Mbi gjysma e grave nuk e kanë idenë se rrjedhjet e fshikëzës mund të jenë shenjë e menopauzës

Ju sugjerojmë

Katër të lënduar nga përplasja e veturës me motoçikletë në Istog

22/07/2026 Lajme

Testi i drogës, Kadrijaj: Ka politikanë që e përdorin, shihen prej sjelljeve

22/07/2026 Lajme

Delegacionet nga Maqedonia e Veriut dhe Mali i Zi vizitojnë Kosovën për të mësuar modelin e Programit për Ndërhyrjen në Fëmijërinë e Hershme

22/07/2026 Lajme

Punësohen 25 anesteziologë të rinj, zbutet mbingarkesa në spitale

22/07/2026 Lajme

Shkelje të rënda të kushteve të punës, Inspektorati mbyll 6 kantiere ndërtimi në Fushë Kosovë dhe Prishtinë

22/07/2026 Lajme

Komunat kërkojnë ndihmë urgjente pas stuhisë: Dëmet mbi 1 milion euro në Suharekë, shtatë shkolla të dëmtuara në Malishevë

22/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.