Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Mbi gjysma e grave nuk e kanë idenë se rrjedhjet e fshikëzës mund të jenë shenjë e menopauzës

Femina 18/10/2022
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Katër në dhjetë gra pranojnë se vuajnë nga rrjedhjet e fshikëzës. Një sondazh me 2000 gra, të cilat përjetojnë probleme të tilla, zbuloi se 83 për qind kishin përjetuar ndryshime në menopauzë.

Aktualisht, mbi gjysma (56 përqind) ndihen të turpëruar të diskutojnë çështjet e tyre personale dhe dy të tretat (65 përqind) do të vendosin të vuajnë në heshtje, shkruan Express.co.uk transmeton Gazeta Shneta.

Hulumtimi u përkrah nga Always Discreet, në përgjigje të faktit pak të njohur se gjysma e grave mund të përjetojnë rrjedhje të fshikëzës gjatë menopauzës.

Marka e famshme e produkteve ka bashkëpunuar me Ulrika Jonsson për të hequr ‘kapakun’ e rrjedhjeve të fshikëzës gjatë menopauzës dhe për t’i bërë gratë të kuptojnë se nuk janë vetëm – pasi të mësuarit për këtë është hapi i parë për ta menaxhuar atë.

Personaliteti televiziv Ulrika tha se: “U habita kur kuptova se rrjedhjet e fshikëzës janë kaq të zakonshme për gratë gjatë menopauzës. Nuk e kuptova lidhjen mes të dyjave, pasi askush nuk po flet për të.

“Duke i përjetuar ato pas lindjes, e kuptoj ndikimin që mund të kenë në besimin tuaj.

“Dita Botërore e Menopauzës është një mundësi e përkryer për të hapur me të vërtetë bisedën dhe për të rritur ndërgjegjësimin.

Studimi zbuloi gjithashtu se 52 për qind nuk e kishin idenë se rrjedhjet e fshikëzës mund të ishin shenjë e menopauzës.

Për shkak të mungesës së edukimit se si të parandalojnë ose menaxhojnë rrjedhjet e fshikëzës, 71 për qind e grave thanë se preken çdo ditë – duke i bërë ato të ndalojnë së bëri gjëra normale, duke përfshirë të qeshurit shumë, të kenë marrëdhënie intime dhe të shkojnë në palestër.

Pothuajse gjysma madje pranuan se kanë frikë të pinë lëngje nga frika e rrjedhjes gjatë ditës, sipas të dhënave të OnePoll.

Megjithatë, 65 për qind besojnë se është e rëndësishme të flitet më hapur për rrjedhjet e fshikëzës në mënyrë që të thyhet tabuja. /Gazeta Shneta/

Artikulli paraprakMungesa e ligjit, mundësi për abuzim me produktet farmaceutike
Artikulli i rradhës Kjo është simptoma nr.1 në mes të rritjes së rasteve alarmante me COVID në Britaninë e Madhe

Ju sugjerojmë

A mund të mbeteni shtatzënë pas menopauzës?

20/07/2026 Femina

Endometrioza nuk shkakton vetëm dhimbje, mund të shfaqet edhe me migrenë, probleme me tretjen, ankth e depresion

17/07/2026 Femina

Pse valët e të nxehtit i godasin më rëndë gratë? Ekspertët shpjegojnë rreziqet që shpesh neglizhohen

10/07/2026 Femina

Testi i ri me inteligjencë artificiale mund t’i kursejë mijëra gra nga ekzaminimet e dhimbshme për kancerin

08/07/2026 Femina

Studim: Ruajtja e fertilitetit shpesh neglizhohet te gratë e reja me kancer

29/06/2026 Femina

Studimi i madh zbulon se shumica e trajtimeve shtesë në IVF nuk rrisin shanset për shtatzëni

26/06/2026 Femina
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.