Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Përzierja e suplementeve me ibuprofen mund të rrisë rrezikun e gjakderdhjes

Jetë 18/10/2022
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Zbulimi është shqetësues sepse suplementet dietike merren nga dhjetëra miliona njerëz në mbarë botën, shpesh në kombinim me medikamente të tjera me recetë.

Klinika Mayo paralajmëron se ibuprofeni mund të shkaktojë gjakderdhje në stomak ose në zorrë, pa dhënë shenja të dukshme paralajmëruese, shkruan Express.co.uk përcjell Gazeta Shneta.

NHS, ka theksuar se është e rëndësishme “të mos merrni ginko biloba me ibuprofen pasi mund të rrisë mundësinë e gjakderdhjes”.

“Nuk ka informacion të mjaftueshëm për të thënë se ilaçet dhe suplementet e tjera bimore janë të sigurta për t’u marrë me ibuprofen.”

Ato nuk testohen në të njëjtën mënyrë si ilaçet me recetë”.

Një përbërës problematik i bimës është ginkotoksina, e cila gjendet si në farat e ginkos, ashtu edhe në një masë më të vogël në gjethet e bimës.

Kushdo që është më i moshuar ka një çrregullim të gjakderdhjes ose është shtatzënë, këshillohet që të largohet nga kimikati me çdo kusht.

Administrata Amerikane e Ushqimit dhe Barnave, i bën jehonë kësaj këshille, duke paralajmëruar se pasojat mund të lindin nga përzierja e barnave anti-inflamatore jo-steroidale dhe atyre me përmbajtje bimore.

“Kombinimi i suplementeve dietike dhe medikamenteve mund të ketë efekte të rrezikshme dhe madje kërcënuese për jetën.

Në vitin 2013, revista mjekësore ‘Atherosclerosis’ raportoi një rast të një gjakderdhjeje masive intracerebrale fatale në një burrë 71-vjeçar i cili kishte marrë ekstrakt ginko biloba në lidhje me ibuprofen.

Pacienti vdiq nga një hemorragji intracerebrale teksa merrte ibuprofen për katër javë, dhe po ashtu merrte ekstrakt ginko biloba për dy vite radhaz.

Science Direct, shpjegoi se megjithëse suplementi kishte për qëllim të stimulonte kujtesën dhe të përmirësonte qarkullimin, kjo mund të ketë efekte anësore shumë të fuqishme.

Këtu përfshin frenimin e receptorëve të faktorit aktivizues të trombociteve që çojnë në hemorragji, i cili është përshkruar në një varg raportesh rastesh.

Ibuprofeni është lidhur gjithashtu me probleme si gjakderdhja sepse zvogëlon sasinë e prostaglandinës që prodhohet.

Kjo do të thotë se dëmtimi i stomakut si gjakderdhja dhe ulçera në stomak dhe zorrë është një efekt anësor i mundshëm, megjithëse kjo është relativisht e rrallë.

Prandaj, nevojiten kërkime të mëtejshme për të sqaruar peshën e këtyre rreziqeve. /Gazeta Shneta/

Artikulli paraprakKirurgu Ali Devaja bëhet anëtar i Kolegjit Amerikan të Kirurgëve
Artikulli i rradhës Maqedoni, prej nesër fillon vaksinimi falas kundër gripit sezonal

Ju sugjerojmë

Mundësi punësimi për infermierë në Holandë

21/07/2026 Jetë

Anglia do të ndalojë shitjen e pijeve energjike për personat nën 16 vjeç

19/07/2026 Jetë

SHBA-të miratojnë një vaksinë të re kundër pneumokokut për fëmijët me rrezik të lartë

19/07/2026 Jetë

Mbi 70 punonjës shëndetësorë infektohen me Ebola gjatë përballjes me shpërthimin në Republikën Demokratike të Kongos

19/07/2026 Jetë

Pse mushkonjat pickojnë disa njerëz më shumë se të tjerët?

19/07/2026 Jetë

Ekspertët shpjegojnë si ndikon vapa ekstreme në organizmin e njeriut

19/07/2026 Jetë
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.