Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Rreth 80 mijë vaksina të gripit sezonal, imunizimi pritet të nis në fund të muajit

Lajme 19/10/2022
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Ditëve të fundit në Kosovë janë shtuar rastet me grip sezonal. Vetëm në fillim të këtij muaji, numri i personave që kanë kërkuar ndihmë në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare në Prishtinë, ka qenë 230 pacientë në ditë e që 30% prej tyre me simptoma të gripit sezonal.

E, pavarësisht këtij numri të lartë, në vend ende nuk ka filluar vaksinimi kundër gripit sezonal. Por, siç duket kanë mbetur edhe pak ditë kur edhe pritet të nisë vaksinimi. Kështu, kanë bërë të ditur për Front Online nga Ministria e Shëndetësisë.

“Sipas Planit të imunizimit, pritet që gjatë këtij muaji të filloj procesi i vaksinimit në çdo komunë të Kosovës”, kanë thënë nga MSh-ja për Front Online. Sipas tyre, vaksinat janë porositur dhe janë rreth 80.000 sosh. Të njëjtat pritet ti sjellë UNICEF-i.

“Është bërë porosia për vaksinat e gripit sezonal dhe Ministria e Shëndetësisë pret që UNICEF-i ti sjell ato në kohën optimale, ku janë porositur  rreth 80.000 vaksina për qytetarët”, thuhet në përgjigjen e MSh-së për Front Online.

Kategoritë që duhet të vaksinohen në periudhën e gripave, janë të gjithë personat e moshuar mbi 65 vjeç, gratë shtatzëna si dhe personat me sëmundje kronike. Vaksina kundër gripit sezonal i mbron njerëzit për një sezon dhe është kombinim i disa viruseve që janë në qarkullim.

Artikulli paraprakDeputetja e VV-së thotë se Kurti do ta emërojë së shpejti ministrin e Shëndetësisë
Artikulli i rradhës A ndikojnë kafeina dhe alkooli në ngjizjen e shtatzënisë – pas trajtimit të fertilitetit

Ju sugjerojmë

Katër të lënduar nga përplasja e veturës me motoçikletë në Istog

22/07/2026 Lajme

Testi i drogës, Kadrijaj: Ka politikanë që e përdorin, shihen prej sjelljeve

22/07/2026 Lajme

Delegacionet nga Maqedonia e Veriut dhe Mali i Zi vizitojnë Kosovën për të mësuar modelin e Programit për Ndërhyrjen në Fëmijërinë e Hershme

22/07/2026 Lajme

Punësohen 25 anesteziologë të rinj, zbutet mbingarkesa në spitale

22/07/2026 Lajme

Shkelje të rënda të kushteve të punës, Inspektorati mbyll 6 kantiere ndërtimi në Fushë Kosovë dhe Prishtinë

22/07/2026 Lajme

Komunat kërkojnë ndihmë urgjente pas stuhisë: Dëmet mbi 1 milion euro në Suharekë, shtatë shkolla të dëmtuara në Malishevë

22/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.