“Nuk e di a egzistojm ne për institucionet tona” – thotë Marigona Hamiti, nxënëse në shkollën e muzikës “Preng Jakova” në kryeqytet.
Ajo hyn në kategorin e personave të verbër në Kosovë, por pavarësisht vështirsive në shikim Hamiti nuk është ndalur. Në të ardhmën ajo planifikon të bëhet profesioniste në muzikë pasi që përmes instrumenteve muzikore ajo gjen qetësin shpirtërore.
E shqetësuar për faktin që në Kosovë nuk egziston asnjë literaturë muzikore për personat e verbër Hamiti tregon se literaturën e ka siguruar përmes ndihmës së mësuesës së saj.
“Mësuesja e ka incizuar muzikën pastaj unë kam luajtur duke e ndëgjuar atë”- rrëfen nxënësja për Gazetën Shneta.
Hamiti disa javë më parë ka pranuar një nga instrumentet muzikore në Shoqatën e të Verbërve të Kosovës – donacion përmes Organizatës “Save the Children”. Përveç Hamitit, përfitues ishin edhe dy studentë të tjerë.
Në mes të brengës se shteti nuk është ‘dorë e djathtë’ për të dhe të gjithë shokët e shoqet e saja me mungesë shikimi, Hamiti tregon se çdo instrument muzikore e ka siguruar vetëm përmes familjes së saj, për të cilët është shumë falënderuese.
Përveç nxënësve në shkollim parauniversitar, sfidues mbetet sigurimin i literaturës edhe për studentët në Universitetin “Hasan Prishtina” në kryeqytet.
Nga universiteti thonë se këtë vit kanë planifikuar të krijojn databazë online me Fakultetin Juridik, për personat me shikim të dobësuar, “për të vazhduar me njësitë tjera akademike të UP-së, ku ka studentë të kësaj kategorie apo interesim për të studiuar në to”.
Megjithatë nuk kanë treguar se pse deri më tani universiteti nuk ka arritur të sigurojë literaturë për këtë kategori për të gjithë fakultetet.
“Me qëllim të përfshirjes dhe angazhimit të personave me aftësi të kufizuar, duke ju dhënë qasje dhe mundësi të barabarta në arsimimin e lartë, Universiteti i Prishtinës “Hasan Prishtina”, ka nënshkruar këtë vit një memorandum mirëkuptimi me Forumin Kosovar të Aftësisë së Kufizuar, si organizatë ombrellë e organizatave të personave me Aftësi të Kufizuar. Ndër masat e parapara është edhe regjistrimi i ligjëratave dhe krijimi i databazave online të tyre, që do të lehtësonte studimet universitare të personave me shikim të dobësuar, dhe tashmë një gjë e tillë është planifikuar me Fakultetin Juridik”, thuhet në përgjigjen e tyre dhënë për Gazetën Shneta.
Për kandidatët me aftësi të kufizuar, Universiteti “Hasan Prishtina” këtë vit, ka shtuar nga pesë pikë bonus për të gjitha kandidatët me aftësi të kufizuar, në nivelin Bachelor dhe Master.
Sipas të dhënave të Universitetit të Prishtinës, gjatë vitit akademik 2019 – 2020 është pranuar vetëm një student me aftësi të kufizuar në nivelin Bachelor. Ndërsa gjatë vitit akademik 2017 – 2018 në këtë nivel janë regjistruar katër persona me aftesi të kufizuar.
Në nivelin Mastër gjatë vitit akademik 2018 -2019 është regjistruar një person me aftësi të kufizuar dhe një në nivel Bachelor. Ndërsa vitin e kaluar është regjistruar vetëm një student.
Në anën tjetër, nga Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë thonë se të gjithë materialet shkollore dhe të tjera shtypen në formën alternative- në Alfabetin Brail, “dhe qendra burimore arrinë me sukses të shtyp librin shkollor për të gjithë nxënësit e verbër në nivel vendi”.
Për MAShT është e vështirë përgatitja e teksteve në gjuhën angleze, matematik, libra të muzikës, pasi që, sipas tyre marrin më tepër kohë dhe energji.
“Vështirësi kemi në përgatitjen e teksteve me ilustrime dhe simbole të cilat marrin kohë dhe energji si : gjuha angleze, matematika, librat e muzikës por kemi arritur të plotësojmë në masë të madhe nevojat e nxënësve të verbër që vijojnë mësimet në shkolla profesionale të muzikës në Prishtinë e Ferizaj”- thonë nga MAShT për Gazetën Shneta.
Vlerësimi i fëmijëve – nxënësve bëhet nga ekipi shtetërorë medico-social në nivel të Kosovës dhe me vendim nga ky komision ata regjistrohen në skemat pensionale për kompensim dëmtimi, pastaj vlerësimi bëhet nga ekipet komunale të cilët me vendim përcaktohet gjendja e nevojave dhe materialeve pedagogjike si dhe përcaktohet institucioni ku do të vijojë mësimet.
Ministria e Arsimit nuk ka të dhëna të sakta se cilat komuna kanë numër më të madh të nxënësve të verbër me arysetimin se ka raste të paidentifikuara për të cilat thonë se çdo ditë janë duke i identifikuar përmes ekipës në terren.
Nga MAShT gjithashtu thonë se sipas statistikave nga Qendra Burimore në nivel vendi janë rreth 110 nxënës të cilët i kanë në evidencë.
20 nxënës nga klasa e parë e deri në klasën dymbëdhjetë vijojnë mësimet në Qendër Burimore.
50 nxënës nga klasa e parë deri në klasën dymbëdhjetë vijojnë mësimet në integrim në shkolla të rregullta nëpër komuna të ndryshme të Kosovës, të cilët marrin shërbime mbështetëse me materiale dhe këshilla profesionale nga qendra përmes mësuesit udhëtues.
17 fëmijë të moshës 0 deri 6 vjeç, disa në institucione parashkollore të integruara marrin shërbime nga qendra burimore me vizita që realizojnë sipas mundësive që kanë familjaret t’i sjellin në trajtim ditorë.
22 fëmijë janë të verbër dhe me dëmtime të shumëfishta ku disa nga ta marrin shërbime në qendër sipas mundësive që kanë për të qëndruar apo marrë shërbime ditore.
Në anën tjetër, Drejtori i Shoqatës së të Verbërve të Kosovës, Daut Tishuki, bënë të ditur se sigurimi i literaturës në arsimin parauniversitar qëndron mirë ndërsa për atë universitar thotë se ka nevojë për më tepër angazhim derisa të sigurohet literatura.
Shoqata e të Verbërve në Kosovë pa përkrahje nga shteti
Mbi një mijë persona janë të anëtarësuar në Shoqatën e të Verbërve në Kosovë. Shoqata mbijeton përmes donacioneve të siguruara nga projektet.
Që shteti nuk ju ndihmon, e konfirmon edhe drejtuesi i Shoqatës së të Verbërve në Kosovë, Daut Tishuki.
“Prej shtetit nuk kemi kurrfarë ndihme. Si shoqatë ne aplikojmë përmes projekteve- grandeve dhe prej tyre mbijeton shoqata”, sqaron ai për Gazetën Shneta, ndërsa shton se shoqata ka nevojë për stabilizim të mjeteve financiare dhe ofrimin e shërbimeve për personat e verbër.
Drejtori i shoqatës thotë se për shkak të mungesës së trajnimeve dhe infrastrukturës së dobët personat e verbër nuk mund të përdorin shkopin e bardhë – shkop i rëndësishëm për orientim gjatë ecjes së personave të verbër.
Ai thekson se infrastruktura për këtë kategori është në gjendje të rëndë për shkak se shteti nuk është përkujdesur për këtë kategori në këtë aspekt – një gjë e tillë ndikon që personat e verbër në Kosovë të mos mund të përdorin shkopin e bardhë, përmes së cilit mundësohet lëvizja në mënyrë të pavarur.
Përveç infrastrukturës problemi qëndron edhe tek punësimi i personave të verbër apo me probleme në shikim.
Sipas drejtori të shoqatës punësimi i personave të vërbër është shumë i vogël edhe pse ai thotë se janë mbi 50 persona të cilët kanë kryer edhe shkollimin e lartë por ka edhe që e kanë kryer edhe gradën e master.
“Kur jemi tek punësimi egzistojnë ende paragjykimet e steriotipet që nuk kemi mundur t’i eleminojmë në tërësi. Diku 2 deri 3 përqind janë të punësuar. Më tepër janë në sektorin publik” – sqaron Tisheku.
Bekim Krasniqi, anëtar i Shoqatës së të Verbërve të Kosovës, është njëri ndër personat e paktë të kësaj kategorie i cili pavarësisht sfidave e paragjyskimeve ka arritur të përfundoj shkollimin e lartë dhe sot të punojë në shoqatë. Aktualisht është menaxher i pogrameve informative në shoqatën e të verbërve në Prishtinë
Temperatura e lartë është arsyeja që sot Krasniqi është në kategorin e personave të verbër, por megjithatë ai asnjëherë nuk i ndali anagzhimet drejtë një jete të pavarur.
Ai thotë se fillimisht është paragjykuar, pasi që sipas tij, njerëzit paragjykojnë këtë kategori për faktin se nuk i din aftësit e tyre.
“Që nga mosha shtatë vjeçare kam shkuar në shkollën speciale për të verbër. Pas një periudhe të gjatë të angazhimit në shoqatën e të verbërve kam ndjek trajnime të ndryshëm të cilët janë mundësu nga donator të ndryshëm” – e përmes së cilave Krasniqi ka fituar njohuri të mjaftueshme për të fituar një vend të punës.
Për trajnimet që ai ka mbajtur është certifikuar edhe nga Ministria e Punës dhe Mirëqenjes Sociale.
Krasniqi ka përfunduar universitetin në drejtimin “Menaxhment dhe Teknologji Informative” në një nga kolegjet private në Kosovë. /Gazeta Shneta/