Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

A e shkeli ligjin menaxhmenti i SHSKUK-së kur i hapi sallat e Ortopedisë pa pëlqimin sanitar

Lajme 01/11/2022
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

SHSKUK dje ka hapur sallat e reja të Klinikës së Ortopedisë në QKUK pa pëlqimin sanitar dhe kjo po del të jetë në kundërshtim me ligjin.

Ligji për Inspektoratin Sanitar, konkretisht Neni 14 dhe Neni 16 flasin për mbikëqyrjen e këtij organi mbi institucionet spitalore. Neni 16 thotë se “Inspektorati Sanitar i Kosovës jep pëlqimin sanitar për lokacionet e propozuar të objekteve të kompanive ushqimore, ujësjellësve, të objekteve spitalore, pompave të karburanteve, të objekteve dhe të stabilimenteve për lëshuarjen dhe mënjanimin e ujërave të hedhura dhe për deponimin e mbeturinave”.

Por menaxhmenti i SHSKUK-së dhe Klinika e Ortopedisë nuk e përfillën këtë akt ligjor dhe i hapën sallat e operacionit pa marr fare pëlqimin nga Inspektorati Sanitar.

Këtë e kanë konfirmuar edhe nga Inspektorati përmes një përgjigje nga zëdhënësi i AVUK-ut Lamir Thaçi.

“Klinika e Ortopedisë në kudër të SHSKUK-së ende nuk e ka kompletuar me dokumentet e kërkuara aplikimin për pëlqim sanitar. Ne si autoritet jemi zotuar qe ne momentin e kompletimit të aplikimit do të dërgojmë ekip inspektuese për të bërë vlerësimin sipas kushteve ligjore. Pas këtij inspektimi vlerësues të kushteve teknike sanitare dhe higjienike lëshohet vendimi për pëlqim sanitar (dhënia apo jo e pëlqimit gjithmonë varet nga vlerësimit i ekipit profesional inspektues)”, ka deklaruar Thaçi.

Gazeta e ka pyetur edhe SHSKUK-në në lidhje me këtë çështje pse janë hapur sallat pa pëlqimin e Inspektoratit, por të njëjtit nuk kanë kthyer përgjigje. /Gazeta Shneta/

Artikulli paraprakSHSKUK i hapi sallat e reja të ortopedisë pa pëlqimin e Inspektoratit Sanitar
Artikulli i rradhës QKUK e paguan kompaninë “Liri-Med” me 90 mijë Euro për mirëmbajtjen e aparaturave në Nefrologji

Ju sugjerojmë

Shënohet viktima e dytë nga moti i keq në jug: Gjendet i mbytur peshkatari në afërsi të ishujve të Ksamilit

22/07/2026 Lajme

Komuna e Mitrovicës së Jugut ndan 74 mijë euro subvencione për barna dhe trajtime mjekësore për 639 qytetarë

22/07/2026 Lajme

Mbi 7 mijë fëmijë u vaksinuan kundër fruthit në Prishtinë gjatë gjashtëmujorit të parë të vitit

22/07/2026 Lajme

IKSHPK del me rekomandime për mbrojtje nga stuhitë dhe breshëri

22/07/2026 Lajme

Çka duhet të bëjnë qytetarët në rast të stuhive? – flet eksperti i emergjencave

22/07/2026 Lajme

Azemi: Punëtorët në Kosovë po i ruan vetëm Zoti, institucionet nuk po bëjnë as minimumin për sigurinë në punë

22/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.