Qendra Klinike Universitare ka nënshkruar kontratë tre vjeçare me kompaninë “Liri Med” Sh.P.K për mirëmbajtjen dhe servisimin e aparaturës së dializës në Klinikën e Nefrologjisë.
Kontrata është nënshkruar me po të njejtin çmim që është parashikuar – 90 mijë euro.
“Liri Med” Sh.P.K hynë në mesin e kompanive më të gjobitura nga Shërbimi Spitalor Klinik Universitar për mos liferim me kohë të barnave dhe materialeve medicinale sipas kontratave të nënshkruara.
Sipas njoftimi për dhënie të kontratës të publikuar në e-prokurim, kompania “Liri Med” ka qenë kompania e vetme e cila ka aplikuar për këtë tender.
Kontrata ndërmjet Autoritetit Kontraktues dhe Operatorit Ekonomik planifikohet të nënshkruhet nesër. /Gazeta Shneta/

Një gabim teknik detyron spitalin e Pejës të anulojë tenderin në vlerë mbi 76 mijë euro




