Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Pas vdekjes nga hemorragjia në tru, 27-vjeçari shpëton jetën e gjashtë personave si dhurues i organeve

Jetë 01/11/2022
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

27-vjeçari që vdiq papritur nga një hemorragji në tru në Mançester në vitin 2020 dhe si dhurues organesh ai ndihmoi në shpëtimin e jetës së gjashtë personave.

Nëna e Alex-it, Judy Coutinho, u ka kërkuar të tjerëve që të përkahin dhurimin e organeve me familjet e tyre në mënyrë që të shpëtohen më shumë jetë, shkruan BBC përcjell Gazeta Shneta.

“Është një dhuratë e pabesueshme”, tha ajo.

Alex Newlove, me origjinë nga Tarleton, Lancashire, ishte zhvendosur në Shtetet e Bashkuara për të ndjekur një karrierë në kontabilitet dhe financë.

Nëna e tij, Coutinho, 59 vjeçe, tha se djali i saj po jetonte “jetën e tij të ëndrrave” në Çikago përpara se të sëmurej në fillim të vitit 2020.

“Nuk kishte asnjë paralajmërim”, tha ajo.

“Ai vdiq nga një hemorragji masive në tru ndërsa ishte në shtëpi për Krishtlindje. Kjo ndodhi si një rrufe në qiell të papritur për ne.”

Nëna Coutinho tha për burimin e BBC – se edhe pse nuk kishte diskutuar për dhurimin e organeve me djalin e saj, “instinktivisht e dinte” se çfarë do të dëshironte ai.

“Kisha të drejtë, sepse me sa duket ai nënshkroi katër herë regjistrin e dhuruesve të organeve. Thjesht ndjeva se ai nuk do të donte që organet e tij të mos ndihmonin njerëzit e tjerë.

Ç’kuptim ka që të mos ndihmohen njerëzit e tjerë, Aleks nuk do kthehej tek ne” – shtoi ajo.

Sipas hulumtimeve të NHS, ndërsa 80% e njerëzve janë të gatshëm të dhurojnë organet e tyre, vetëm 39% thonë se kanë ndarë vendimin e tyre. /Gazeta Shneta/

 

 

Artikulli paraprakQKUK e paguan kompaninë “Liri-Med” me 90 mijë Euro për mirëmbajtjen e aparaturave në Nefrologji
Artikulli i rradhës MSh hapë tenderë me vlerë të parashikuar mbi 100 mijë euro për pastrim të objektit

Ju sugjerojmë

Mundësi punësimi për infermierë në Holandë

21/07/2026 Jetë

Anglia do të ndalojë shitjen e pijeve energjike për personat nën 16 vjeç

19/07/2026 Jetë

SHBA-të miratojnë një vaksinë të re kundër pneumokokut për fëmijët me rrezik të lartë

19/07/2026 Jetë

Mbi 70 punonjës shëndetësorë infektohen me Ebola gjatë përballjes me shpërthimin në Republikën Demokratike të Kongos

19/07/2026 Jetë

Pse mushkonjat pickojnë disa njerëz më shumë se të tjerët?

19/07/2026 Jetë

Ekspertët shpjegojnë si ndikon vapa ekstreme në organizmin e njeriut

19/07/2026 Jetë
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.