Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

AUVK e mbyll bllokun e sapo hapur operativ të Ortopedisë: S’i plotëson kushtet sanitare, nuk u krye dezinfektim i plotë

Lajme 04/11/2022
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Përurimi i dy sallave të reja
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë ka marr vendim për mbylljen e bllokut të ri operativ në Klinikën e Ortopedisë në QKUK, pasi është konstatuar se nuk i plotëson kushtet tekniko-sanitare.

Blloku i ri operativ në Klinikën e Ortopedisë në QKUK është mbyllur vetëm një javë pas inaugurimit nga ud. drejtoresha e SHSKUK-së Pranvera Zejnullahu-Raçi, shkruan Gazeta Shneta.

Mbyllja është urdhëruar nga Agjencia për Ushqim dhe Veterinari, pasi është konstatuar se kjo njësi nuk i plotëson kushtet teknike dhe sanitare për të punuar.

Kjo gjendje është konstatuar nga një ekip inspektuese e AUVK-së, në bazë të Ligjit për Parandalimin dhe Luftimin e Sëmundjeve Ngjitëse.

“Hapësirat e këtij blloku operativ nuk i plotëson kushtet teknike sanitare dhe higjienike për ushtrim të veprimtarisë si sall operative. Korridori që lidhë bllokun operativë me dhomat është punuar nga materiali qe nuk është higjienik. Disa nga pajisjet janë të vjetruara-dëmtuara dhe koroduara. Dyshemeja është pjesërisht e dëmtuar. Ka mungesë të ujit të ngrohtë rrjedhës. DDD nuk është kryer në të gjitha hapësirat. Nuk ka qen i mirë pastrim gjeneral, i cili do të mundësonte nivel të mirë higjienikë. Për të gjitha këto të gjeturat është njoftuar drejtori i kësaj klinike. I cili njëkohësisht është informuar me ndryshimet të cilat duhet të bëhen për tu arritur niveli i plotësimit të kushteve për lëshim të serishëm në punë”, thuhet në përgjigjen e AVUK-së për Gazetën Shneta.

“Trupa inspektuese sot menjëherë ka parë angazhimin për intervenim në rregullim të mangësive. Për shkak të rëndësisë qe ka kjo hapësire për marrje të shërbimeve shëndetësore të qytetarëve. Gjatë gjithë kohës do ta mbajmë ne monitorim përmirësimin e kushteve. Ne momentin qe vlerësohet plotësimi i tyre do të behet riinspektimi për dhënie të pëlqimit dhe lejim të punës”, kanë deklaruar nga AUVK.

Gazeta Shneta ka raportuar të hënën lidhur me këtë bllok operativ i cili u hap dhe u inaugurua nga ud. drejtoresha e SHSKUK-së Pranvera Zejnullahu-Raçi, pa marr fare pëlqimin nga Inspektorati Sanitar. /Gazeta Shneta/

Artikulli paraprakInspektorati ia revokon licencën qendrës “Orenda”
Artikulli i rradhës Vdes infermierja Shpresa Jusufi

Ju sugjerojmë

Katër të lënduar nga përplasja e veturës me motoçikletë në Istog

22/07/2026 Lajme

Testi i drogës, Kadrijaj: Ka politikanë që e përdorin, shihen prej sjelljeve

22/07/2026 Lajme

Delegacionet nga Maqedonia e Veriut dhe Mali i Zi vizitojnë Kosovën për të mësuar modelin e Programit për Ndërhyrjen në Fëmijërinë e Hershme

22/07/2026 Lajme

Punësohen 25 anesteziologë të rinj, zbutet mbingarkesa në spitale

22/07/2026 Lajme

Shkelje të rënda të kushteve të punës, Inspektorati mbyll 6 kantiere ndërtimi në Fushë Kosovë dhe Prishtinë

22/07/2026 Lajme

Komunat kërkojnë ndihmë urgjente pas stuhisë: Dëmet mbi 1 milion euro në Suharekë, shtatë shkolla të dëmtuara në Malishevë

22/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.