Gjatë ditës së sotme, në Kolegjin AAB është promovuar libri “Kirurgjia për Infermierë”.
Luan Jaha, Agreta Gecaj-Gashi dhe Idriz Sopjani janë tre autorët e librit “Kirurgjia për Infermierë” dhe njëkohësisht edhe profesorë të Kolegjit AAB shkruan Gazeta Shneta.

Libri në fjalë që në vete përmban 16 kapituj, mbulon tema bazike në kirurgji, temë kjo e cila do t’ju ndihmojë studentëve në të ardhmen.
Në ditën e promovimit, autorët u shprehen se ndihen të privilegjuar për kontributin e dhënë në fushën e kirurgjisë për infermierët e ardhshëm.

Fjalë të cmuara po që përcjelli edhe Prorektorja për Bashkëpunim dhe Marrëdhënie Ndërkombëtare të Kolegjit AAB, Venera Llunji, duke shtuar se promovimi i librave të tillë po që ndihmon në zgjerimin e fushave shkencore dhe përgatitjen e mëtutjeshme të studentëve. /Gazeta Shneta/




