Që nga muaji i gjashtë, bebi juaj është në gjendje të filloj shijimin e ushqimeve të ngurta. E gradualisht, ata fillojnë edhe me ushqime të tilla si avocado, tërshëra, patatja e ëmbël dhe banania. Por, cila është mosha kur fëmija mund të shijoj edhe salmonin?
Salmoni duket të jetë zgjidhja më e mirë, pasi është i pasur me omega 3 që ndihmon në zhvillimin e trurit të fëmijës shkruan Verywell Family, transmeton Gazeta Shneta.
Informohuni më shumë rreth komplikimeve të shtatzënisë, duke klikuar në këtë link.
Edhe pse mund të keni dëgjuar që peshqit kanë pjesë përbërëse mërkur dhe potencialisht mund të shkaktojë alergji, salmoni është një ushqim i sigurt dhe i shëndetshëm për fëmijën tuaj.
Salmoni është një burim i shkëlqyer i proteinave dhe acideve yndyrore omega-3 dhe për sa kohë që është i butë, është i lehtë për t’u trajtuar nga foshnjat,” thotë Amy Goodrich, dietologe. /Gazeta Shneta/


