Onkologia shqiptare nga Britania e Madhe Ernesë Xhafa-Hamiti i është përgjigjur pozitivisht ftesës së Ministrisë së Shëndetësisë për ta ndihmuar Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.
Xhafa-Hamiti është pritur sot në një takim nga ud. drejtoresha e Shërbimit Spitalor Klinik Universitar Pranvera Zejnullahu-Raçi, si dhe ud. drejtori i Onkologjisë Arben Bislimi.
“Dr. Ernesa Xhafa- Hamiti do të angazhohet për krijimin dhe aplikimin e udhëzimeve lokale dhe të protokolleve të terapisë antikanceroze në kancerin fillestar dhe të avancuar të gjirit dhe të mushkërive”, thuhet në njoftimin e SHSKUK-së.
Sipas SHSKUK-së Xhafa-Hamiti do të bëhet pjesë e Odës së Mjekëve të Kosovës më datën 11 nëntor, që do t’i hap rrugë edhe licencimit të saj në Kosovë. /Gazeta Shneta/




